Thuajse gjatë gjithë jetës së saj, Britney Spears ka qenë duke luftuar kundër familjes së saj. E gjithë kjo, vetëm për të fituar lirinë pas kontrollit konservator 13-vjeçar.
Por problemet nuk mbaruan me kaq, pasi ylli i muzikës pop po lufton edhe me ish-bashkëshortin pasi ai i ktheu djemtë e saj kundër.
Kohët e fundit, fansat e Britney-t kanë qenë të frikësuar për shëndetin e saj mendor mes fotove nudo dhe postimeve të çuditshme në rrjetet e saj sociale.
E gjithë kjo sjellje ka detyruar ish-bashkëshortin ta sulmojë në mënyrë publike. Kevin Federline duket i vendosur të vazhdojë të dëmtojë Spears.
Në sulmin e fundit, ai shprehu pretendimet se këngëtarja e famshme po përdor metamfetamina dhe se është gjithmonë në pritje të lajmeve për vdekjen e saj.
Duke folur për “Daily Mail”, Federline tha:
“Kam frikë se ajo është në METH, jam lutur që dikush ta bëjë publike dhe që ajo të zgjohet. Është e tmerrshme. Ajo është nëna e djemve të mi. Unë nuk dua që djemtë të zgjohen një mëngjes dhe të shohin se nëna e tyre është në mbidozë”.
Ndërkohë motra e yllit të muzikës, Jamie Lynn Spears, zbuloi se ajo gjithashtu kishte frikë se Britney mund të përfundonte si Amy Winehouse. Spears ka treguar vetëm se ka probleme me shëndetin mendor për shkak të përvojave të saj të kaluara. Nëna e ikonës së muzikës pop, Lynne mori së fundmi avionin për në Los Angeles për të takuar vajzën e saj.
Lynne shoqërohej nga menaxheri i Britney në rezidencën që ajo ndan me bashkëshortin Sam Asghari. Sipas burimeve ato kaluan mbi 2 orë kohë në shoqërinë e njëra-tjetrës.
Pas shumë mosmarrëveshjesh, Britney dhe nëna e saj duket se po afrohen më shumë. Kjo pasi që kontrolli konservator nga babai i këngëtares ishte mbytës dhe nëna e saj nuk e mbështeti atë./ gazeta-shqip.com
ObserverKult
Lexo edhe:
“NUK KA SHËRIM”, BRITNEY SPEARS ZBULON PROBLEMIN SHËNDETËSOR NGA I CILI VUAN
Britney Spears përmes Instagram zbuloi për 41.7 milionë ndjekësit e saj se ka pësuar dëmtim të nervit në anën e djathtë të trupit.
Këngëtarja e shumë hiteve foli për problemet e saj shëndetësore. Po ashtu ndau një tjetër video në rrjete sociale duke kërcyer.
Ajo tregoi se nuk ka kurim për dëmtimin e saj nervor derisa pranoi se dhimbja dhe mpirja i kanë ndikuar në gjumin e saj.
Gjithashtu ka zbuluar se kërcimi ndihmon në zbutjen e disa simptomave.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult