Bruce Willis, që po përballet me sëmundjen e rëndë, ndryshon testamentin- përjashton Demi Mooren

Ylli i Hollywood-it, Bruce Willis, ka vendosur të rishkruajë testamentin e tij dhe ta heqë nga ai ish-bashkëshorten Demi Moore.

Ish-aktori po shikon gjithnjë e më shumë nga e ardhmja këto ditë, por ky vendim nuk pritet të ndikojë në marrëdhënien e tij me Moore.

Pak kohë më parë, Bruce Willis njoftoi tërheqjen e tij pasi u diagnostikua me afazi, një sëmundje e lidhur me dëmtimin e trurit.

Kjo ndër të tjera ndikon në jetën e tij të përditshme duke i penguar aftësitë e tij komunikuese dhe aftësinë për të folur.

Kuptohet se sëmundja ndikoi edhe në aftësinë e tij për të vazhduar karrierën si aktor, duke qenë ky një nga faktorët e daljes në pension të tij. Kjo ka bërë që ai t’i kushtojë më shumë kohë më të dashurve, ndër të tjera, pasi tani ka më shumë kohë të lirë.

Aq sa ai i ka kaluar këto Krishtlindje i rrethuar nga familja, përfshirë këtu ish-partneren, Demi Moore dhe Emma Heming, partneren e tij aktuale.

Aktori ka vendosur t’i kalojë Krishtlindjet me të dyja, bashkë dhe me të gjithë fëmijët e tij.

Pjesërisht për shkak të gjithë kësaj ka tërhequr kaq shumë vëmendjen lajmi nga Radar Online në të cilin sigurohet se Bruce Willis ka ndryshuar testamentin e tij për të lënë jashtë Moore.

Nëna e tre fëmijëve të tij nuk do të përfshihet më në të edhe pse sipas ngjarjeve të fundit duket se marrëdhënia e tyre është e mirë.

Megjithatë, kjo ka një justifikim mjaft logjik sipas të njëjtës media. Pasuria e madhe e Demi Moore është më se e mjaftueshme për të siguruar tre vajzat që ata ndajnë: Rumer, Scout dhe Tallulah.

Sipas marrëveshjes së re, pjesa më e madhe e pasurisë së Willis do të shkojë për partneren e tij aktuale dhe dy vajzat e tyre të vogla. Një burim i brendshëm tha për Radar Online se:

“Bruce donte të sigurohej që të kujdesej për familjen e tij të re. Ai beson se Rumer, Scout dhe Tallulah kanë marrë më të mirën nga ajo që ai ka për të ofruar financiarisht gjatë gjithë jetës së tyre”./gazetashqip

ObserverKult


Lexo edhe:

“U DËMTUA NGA AJO QË E DONTE MË SË SHUMTI”: ZBULOHET SHKAKU I SËMUNDJES SË AKTORIT TË NJOHUR

Deklarata për gjendjen shëndetësore të Bruce Willis tronditi botën e kinemasë. Një nga imazhet më të famshme në historinë e Hollywood-it vuante nga një sëmundje që e pengoi të komunikonte siç duhet dhe i la të tronditur të gjithë fansat e tij. Tani, nëntë muaj më vonë, po flitet për origjinën e mundshme të sëmundjes së aktorit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult