Bruce Willisit i përkeqësohet gjendja shëndetësore, nuk po e njeh Demi Mooren

Gjendja shëndetësore e Bruce Willis po bëhet më e rëndë.

Burime të Closerweekly kanë deklaruar se Willis i cili po lufton me sëmundjen demenca frontotemporale nuk po e di se Demi Moore është gruaja me të cilën ishte i martuar për 13 vjet dhe nëna e vajzave të tij Rumer 35, Scout 32 dhe Tallulah 29-vjeçare.

“Demi mbajti kontakte me fëmijët dhe gruan e Bruce, Emma Heming. Por ajo nuk e kishte idenë se gjendja e tij ishte përkeqësuar deri në këtë nivel sa mos ta njohë atë ” thotë një burim i brendshëm”.

Por, edhe pse gjendja po vjen duke ju vështirësuar, sipas burimit Willis ende po e njeh gruan Emman dhe fëmijët e tij dhe “shpreh gëzim” kur i sheh ata.

Ndryshe sëmundja me të cilën po përballet Willis mund ta bëj atë agresiv, t’ia merrë forcën, gjithashtu i shkakton luhatje të humorit. /Clooserweekly

ObserverKult  


Lexo edhe:

SËMUNDJA E DETYRON, BRUCE WILLIS LË PËRFUNDIMISHT AKTRIMIN

Aktori i filmave të Hollywoodit, Bruce Willis, do të largohet nga aktrimi për shkak të diagnostikimin me sëmundjen e quajtur, afazi.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij përmes një postimi në Instagram: “Për mbështetësit e mrekullueshëm të Bruce, si familje, ne donim të ndajmë lajmin me ju, se Bruce ynë i dashur ka përjetuar disa probleme shëndetësore dhe së fundmi u diagnostikua me afazi, e cila po ndikon në aftësitë e tij njohëse.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


RAYMOND CARVER: SHIU

Poezi nga Raymond Carver

U çova në mëngjes me dëshirë
të tmerrshme që të rri shtrirë gjithë ditën e lume
dhe të lexoj. Një grimëkohë luftova kundër kësaj.

Atëherë shikova shiun nëpër dritare.
Dhe hoqa dorë. Iu dorëzova plotësisht pushtetit
të këtij mëngjesi me shi.

A do ta jetoja jetën sërish?

ObserverKult