Bruna Gjoni Pervathi: Dashuria nuk është premtim

Nga Bruna Gjoni Pervathi

Nuk dua të më premtosh asgjë…!!
Dashuria nuk është premtim..
Më kujtohet sesi sytë tanë i thyen kufinjtë…
Shkelën hartën ku kufizoheshin lotët,
Brengat ..
Simfonia e zbrazët e krahëve që ikën…
Hapa ..
Gjysmë hapa..
Gishtërinj…
Thëllim..
Frymë..
Oshëtim muzgjesh…

Përdëllim agesh..
Vetëm një pikëz drite varej në gjymtyrët e thyer të majit

Edhe unë nuk të premtoj asgjë!…
Dashuria nuk është premtim ..
Të kujtohet sesi zemrat tona fluturuan qiellit?
Një ëndërr e madhe sa vetë ëndrra na lidhi me lastar lulesh ..
Ne e dimë …tani nuk jemi më njerëz..
Jemi yje që u bëmë dritë ..

Dashuria nuk është premtim…
Ajo është rrënjë e fortë që nuk thahet nga stuhitë!

ObserverKult


bruna gjoni t'lazdruem prej dashnie

Lexo edhe:

BRUNA GJONI PERVATHI: TI, MËKATI JEM I BUKUR

Eja e puthena sot ..
Edhe shenjtit kanë me na e fal mëkatin
Na dashninë e kena lye me bojna t’kuqe
Me i dhanë jetë.

Eja ..
Sot due me ta fal krejt frymën ç’kam
e bri trupit tem, kam me i ndez do qirij me t’ba dritë
Shenjtit sot, të tan’ janê çuet ..
E unë n’sy t’tyne kam me e rrfye dashnin’.

Eja ..
Merre me vete nj’broke me venë t’kuqe, (t’dehena sot)
Merre edhe do deg ullini, me i thurr kunor’ ksaj dashnie
Lutu n’kishën e parë
E nji ruzare eja e ma var n’qafën teme t’kputun prej malli..

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult