Budina flet edhe një herë për shembjen e Teatrit, optimist se do merret vendim i drejtë

Aktori

Pas vendimit që dha sot Gjykata Kushtetuese për t’i dhënë më shumë kohë Presidencës së Shqipërisë për të paraqitur prova të reja në lidhje me ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar, vjen një reagim nga regjisori Edmond Budina.

Në një prononcim për mediat Budina tha se në rastin e Teatrit, morali dhe ligji janë bashkë ndërsa u shpreh optimist se Gjykata Kushtetuese do të japë vendim të drejtë për të ngritur demokracinë në vend.

“Sistemi i drejtësisë i çdo vendi e ruan moralin. Por jo gjithmonë ligji përshtatet me moralin. Në rastin e teatrit, është e qartë se morali dhe ligji janë bashkë, pasi është një aferë korruptive. Jemi besimplotë se Gjykata Kushtetuese do të japë një vendim të drejtë se me teatrin kombëtar ngrihet demokracia në këtë vend”, tha Budina./BW

LEXO EDHE: Edmond Budina kërkesë publike Edi Ramës: Më lejo të bëj shfaqje në truallin e teatrit të shembur!