Mes personave të pranishëm në Teatrin e Operas dhe Baletit ku po mbaheshin homazhet për Ismail Kadarenë, ndodhej edhe botuesi Bujar Hudhri për të dhënë lamtumirën e tij.
I pyetur nëse gjeniu i letrave ka lënë një dorëshkrim pas, Hudhri u shpreh se nisur nga bisedat që ka pasur me të, mund të ketë lënë diçka. E drejta e botimit do t’i kalojë bashkëshortes së shkrimtarit, Helena Kadaresë dhe dy vajzave.
Bujar Hudhri: Nga vetë natyra e Kadaresë, ai nuk tregonte se çfarë ishte duke shkruar. Kur e kishte nisur dhe do të bashkëpunonte me botuesin, ti kuptoje që një vepër e re ka nisur, por derisa s’ta ka sjellë, ai nuk ta tregonte se thoshte “jam supersticioz”, nuk e tregonte. Mund të ketë, ndoshta gjenia e tij nuk mund të rrinte pa krijuar dhe shpeshherë e kam pyetur në ditë të ndryshme, në momente të ndryshme, i qetë, i paqetë, duke pirë kafe, duke ecur se vërtet, a i ishte duke shkruar, “po”, thoshte, “duke shkruar”, pastaj të nesërmen e përgënjeshtronte por ajo që unë mendoj se ai ka lënë ishte diçka që e ka nisur te kafe “Rostand”, një libër, është një kapitull që quhet “Mozaikale”. Aty janë ca tekste si bizhu, si xhevahire, të shkurtra, të kondensuara, brilante dhe ndoshta bëhet sepse mosha e tij, talenti i tij i madh bënë që të japë të tilla mrekullira por edhe zgjatin shumë se duan fuqi fizike. Jam i sigurt që këto ka lënë se shpesh thoshte “po, një ngjarje te ‘Juvenilja’, një takim, një fytyrë gruaje”, diçka e tillë, shpresojmë.
-Do i shohim të botuara?
Bujar Hudhri: Tani nga nesër e tutje zonja Kadare me dy bijat kanë të drejtën.
ObserverKult
Videon mund ta shihni duke klikuar më poshtë:
Lexo edhe: