Bujar Kapexhiu: Më kërkonin të pushoja nga puna Edi Ramën, nuk e hoqa!

bujar kapexhiu

Karikaturisti Bujar Kapexhiu ka dhënë një intervistë për Helidon Halitin në RTSH ku ka thënë se nga Partia Demokratike kishin ngulur këmbë të hiqnin Ramën nga pozita e pedagogut kur ai jepte mësim në Akademinë e Arteve.

“Bujar Kapexhiu: Partia demokratike më thonin që largo Edi Ramën dhe unë nuk pranoja ta hiqja sepse ishte pedagog me vlerë.

Helidon Haliti: Po, unë e kam pasë vetë pedagog

Bujar Kapexhiu: Kshuqë unë nuk e hoqa, nuk e hoqa ndoshta për këtë gjë kam një njollë të zezë në biografi.

Helidon Haliti: E meritoni ama, por kur bëri ekspozitën në galeri kombëtare drejtor ka qenë Nestor Jonuzi, nuk zgjati më shumë se gjashtë muaj drejtor, e hoqën se i bëri ekspozitën Ramës.

Bujar Kapexhiu: Hoqën Nestorin për të njëjtën gjë e pastaj më hoqën dhe mua, kshuqë ishte njollë që të mbash pedagog një njeri të talentuar.” – ka përfunduar Kapexhiu. 

VIDEON shikone KETU

ObserverKult

Lexo edhe:

E DËNUAN PASI PREZANTOI FESTIVALIN E 11-TË: HIQNIM TYMIN ME DUAR 

I ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, kohë më parë, ka qenë regjisori, skenaristi, karikaturisti dhe aktori i mirënjohur shqiptar Bujar Kapexhiu i cili foli edhe për karrierën e tij.

Ai kujtoi një moment kritik të karrierës së tij në vitin 1972, ku ishte prezantuesi i Festivalit i 11-të të Këngës. Ky festival u dënua nga udhëheqësi i asokohshëm i Shqipërisë si një festival që përhapte kulturën borgjeze (diçka e shpallur në kundërshtim me parimet shtetërore) perëndimore dhe shumë nga organizatorët dhe pjesëmarrësit u dënuan me burgime të gjata.

Kapexhiu tregon se pasi u dënua, përfundoi duke punuar tek Kombinati Josif Pashko për 3 vite dhe i shpëtoi burgut për shkak të opinionit të mirë dhe fatit.

– Ti more një goditje pas Festivalit-11, shumë shkurt ato vitet e goditjes, largimit nga skena, punuat në Uzinë?

U pushova nga puna dhe duhet të shkoja atëhere quhej “Partia e çon për riedukim” sepse ishim të pa edukatë (qesh), një edukatë të re duhet të merrje në punë. Mua më dërguan në Kombinatin Josif Pashko në Tiranë si fillimin se pastaj siç dolën gjërat më tutje isha dhe unë i caktuar në burg por mesa duket opinioni i mirë, punova mirë dhe fat. Kështu që u dënova por aty u tha që të jetë pa afat ose mund të ishte 3 vjet. Kur shkova në Kombinat njerëzit ishin puntorë, njerëz të thjeshtë, më kishin parë në film, kënaqësia e tyre që do punoja me ta.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult