Bujar Lako lindi në Tiranë në maj të vitit 1946 dhe u nda nga jeta më 26 dhjetor 2016.
Ai ishte një ndër aktorët më të vlerësuar në Shqipëri për aftësitë e tij në aktrim. Cilësohej si një aktor shumëdimensional.
Ai vlerësohej prej kolegëve të tij dhe prej kritikës si një aktor që arrinte të realizonte më së miri personazhet. Duke interpretuar ai futej thellë në psikoanalizën dhe lëkurën e tyre.
Kjo ishte edhe arsyeja se përse Bujar Lako arrinte të fitonte simpatinë e publikut dhe çmime të shumta.
Në teatër Bujar Lako ka interpretuar rreth 70 role.
Veçohen intepretimet e tij te “Vdekja e një Komisioneri” A, Miller, “Ariu” A.P.Çehov, “Vizita e Inspektorit” Xh,Pristli etj, ndërsa në kinematografi, aty ku edhe publiku e vlerësoi edhe më shumë veçohen filmat “Përballimi”, “Gjeneral Gramafoni” ,”Udha e Shkronjave” si dhe në një nga produksionet më të vlerësuar edhe në Festivalin e Venecias, atë me titull “Muajt e Mjaltit”.
Bujar Lako gjatë karrierës së tij u vlerësua edhe me shumë çmime. Disa herë ka fituar çmimin si aktori më i mirë në festivalet e filmave në Shqipëri, “Palmën e Artë” si aktori më i mirë në festivalin ndërkombëtar të filmit në “Cairo”, një festival i kategorisë “A” për kinematografinë botërore.
Bujar Lako është nderuar gjithashtu edhe me urdhrin “Naim Frashëri” i klasit të parë, me titullin “Artist i Merituar” në vitin 1985 dhe në vitin 2013 iu dha edhe titulli “Nderi i Kombit” nga presidenti i Republikës./ATSH
Lexo edhe:
“DONIN TË NDANIN BUJAR LAKON NGA E DASHURA E TIJ”, HISTORIA FANTASTIKE E DASHURISË
ObserverKult