Këngëtari Bujar Qamili ka kujtuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan një nga momentet më të rëndësishme për të në vitin që lamë pas, pikërisht dekorimin e tij nga Presidenti me titullin “Nder i Kombit”.
Ai është shprehur se ky moment ka qenë aq i veçantë për të saqë i kanë dalë edhe lot gëzimi.
Si e kujton si moment?
Bujar Qamili: Unë tani në momentin që më morën në telefon nga Presidenca dhe më thanë që zoti Qamili, Presidenti i Republikës sapo firmosi dekretin për të dhënë titullin më të lartë “Nderi i Kombit”. Imagjinoi tani, çdo artist si e ndien veten në ato momente. Janë ata që rrallë dalin, janë lotët e gëzimit u përgatita shpirtërisht me disa miq të mitë dhe familja.
Ç’domethënë u përgatite shpirtërisht?
Bujar Qamili: U përgatita shpirtërisht, e duke ecur rrugës thoshim inshallah s’ka trafik e s’po vonohemi.
Inshallah po shkojmë në orar, se në Presidencë minutat janë të prera me thikë. Të them të drejtën një emocion i jashtëzakonshëm në momentin kur u lexua CV-ja dhe kur Presidenti më vuri dekoratën. Kënaqësi jashtëzakonisht e madhe. Ia uroj të gjithë artistëve kush e meriton!/tvklan
Lexo edhe:
BUJAR QAMILI RRËFEN 48 VITET NË SKENË, FLET EDHE PËR BASHKËSHORTEN E TIJ…
Në studion e “Esencë” erdhi këtë herë me energjinë dhe humorin e mirë, artisti Bujar Qamili. Ai mban mbi supe 48 vite karrierë pa shkëputje, një rrugëtim i gjatë dhe i bukur me këngën.
Dhe një prej këngëtarëve që numëron bashkëpunimet më të shumta në muzikë. Jeta e tij e mbushur me muzikë, aventura, koncerte të shumta. Por dhe një kthim pas në kohë në fëmijëri e adoleshencë në fillesat e jetës dhe muzikës së tij.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult