Në studion e “Esencë” erdhi këtë herë me energjinë dhe humorin e mirë, artisti Bujar Qamili. Ai mban mbi supe 48 vite karrierë pa shkëputje, një rrugëtim i gjatë dhe i bukur me këngën. Dhe një prej këngëtarëve që numëron bashkëpunimet më të shumta në muzikë. Jeta e tij e mbushur me muzikë, aventura, koncerte të shumta. Por dhe një kthim pas në kohë në fëmijëri e adoleshencë në fillesat e jetës dhe muzikës së tij.
Një album fotosh që kornizojnë jetën e tij e kthyen këngëtarin pas në kohë duke na rrëfyer çaste e kujtime. Mes tyre një kujtim për vështirësitë e kohës ku këmbenin kostume për një performancë. Ai na rrëfeu në program një episod të tillë me këngëtarin Petrit Lulo.
Ndër të tjera, foli edhe për lidhjen me bashkëshorten dhe mbi 40 vitet e tij në një martesë themeli i së cilës është dashuria. Por me humorin tipik shkodran, nuk nguroi edhe të na rrëfente se ndër vite, jo pak herë bashkëshorten e tij Dritën, e kanë ngacmuar njerëzit për faktin e të pasurit një bashkëshort artist, duke provokuar pak edhe qëndrimin e saj mbi këtë gjë. Këngëtari citoi tolerancën dhe mirëkuptimin në çift si çelësin e marrëdhënies së tyre të fortë.
Ai i këndoi asaj në studio, një fragment të vogël si për ta përforcuar dashurinë dhe përkushtimin mes tyre. Udhëtime të shumta nëpër botë, që janë pasioni i tij e kanë mbushur jetën e këngëtarit.
Dy video emocionuese ishin edhe dy vlerësimet më të larta që këngëtari Bujar Qamili ka marrë titujt “Nder i Kombit” dhe “Mjeshtër i Madh” për kontributin e tij të vyer në muzikë. Nuk mund të mungonin surprizat për të, dy prej të cilave këtë herë erdhën nga këngëtarët Klodiana Vata dhe Mateus Frroku me të cilët ai ka bashkëpunuar./shqiptarja.com
Intervistën e plotë me Bujar Qamilin e gjeni KËTU
Lexo edhe:
BUJAR QAMILI: SA E AMËL ASHT’ DASHNIA (TEKSTI DHE KËNGA)
ObserverKult