Buka franceze “Baguette”, zyrtarisht në UNESCO

Francezja “Baguette”, buka e gjatë dhe me kore, e cila është një element kryesor i shijshëm i jetës franceze, i është dhënë statusi i veçantë i mbrojtur, duke e vendosur atë në një panteon kulinarie krahas shijeve të tjera ushqimore rajonale nga e gjithë bota.

Ajo njihet tashmë zyrtarisht në listën e UNESCO-s të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, njoftoi organizata të mërkurën, duke e përshkruar ekspertizën pas bukës franceze si një pjesë integrale e kulturës njerëzore.

UNESCO përkufizon trashëgiminë kulturore jomateriale si “tradita të trashëguara nga paraardhësit tanë dhe të kaluara te pasardhësit tanë”.

“Baguette” i bashkohet ushqimeve dhe kulturave të tjera të kuzhinës në listën e UNESCO-s të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, duke përfshirë prodhimin e picës napolitane, kulturën belge të birrës, “dietën mesdhetare” dhe kafen arabe./oranews


Lexo edhe:

XHUBLETA NË UNESCO: “VESHJA SHQIPTARE E LASHTË 4 MIJË VJET, TASHMË ËSHTË PASURI E GJITHË NJERËZIMIT”

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, ka njoftuar se xhubleta është pranuar si pjesë e trashëgimisë kulturore nga UNESCO.

Në një postim në Facebook, Margariti u shpreh se xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit.

Postimi i plotë:

𝗫𝗵𝘂𝗯𝗹𝗲𝘁𝗮 𝗻𝗲̈ 𝗨𝗡𝗘𝗦𝗖𝗢!

Një lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë #kulturore. Si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë!
Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, , dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës…

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult