Bukovski: Dashuria shfaqet vetëm për pak kohë dhe pastaj largohet…

bukowski - gjithmonë

Nga Albert Vataj

Këtu vjen një përzgjedhje e përkufizimeve poetike mbi një fenomen të veçantë që është njëherësh më i patrajtë sesa arti, më i njëmendshëm sesa shkenca, dhe më filozofik sesa vetë filozofia.

Këtu janë të mbledhura disa nga përceptimet më ngulitëse dhe të çdo kohe mbi dashurinë, të zgjedhura nga qindra vite histori letërsie- shijojini.

Gjithqysh unë rrekem te kumtimi se: Dashuria është çështje e ndjenjave e jo e dëshirave. Nuk mund të dashuroj pse dua, e më së paku pse duhet, ndaj dashuria e përkushtuar është gjithnjë e çmendur, arsye mbi të gjitha arsye, urtësi e sfidave të pandalshme.

Është forca që vë në lëvizje gjithçka, është motivimi i të drejtës sublime për të jetuar, sido dhe kudo. Ajo është ajo që na sundon, është skllavëria jonë vullnetmirë. Është tançka shohim, ndjejmë, është metafizika e gjërave dhe gjendjeve.

Ja çka thanë disa shkrimtarë të famshëm për dashurinë:

Leo Buscaglia: Po të dashurosh, rrezikon të mos marrësh dashurinë si këmbim. Edhe kjo është e drejtë. Por ju nuk dashuroni për të marrë diçka si shkëmbim, ndryshe nuk mund të quhet dashuri.

Kahlil Gibran: Dashuria i jepet të gjithëve pa dallim dhe gjithnjë, por disa nuk munden as ta shohin, as ta dëgjojnë, kjo sepse veshët dhe sytë e tyre janë zënë nga iluzione ndjenjash dhe nga zhurmë fjalesh.

Kurt Vonegut: Një qëllim i jetës së njeriut, nuk ka rëndësi se kush e kontrollon atë, është të dojë këdo që është përreth për t’u dashur.

Stendhal: Dashuria është si një temperaturë që ikën edhe vjen në mënyrë të pavarur nga vullneti… dashuria nuk ka limite të moshës… (dashuria nuk njeh moshë).

Lemoni Sniket: Dashuria mund të ndryshojë një person ashtu siç prindi mund të ndryshoje një bebe- me delikatesë, dhe shpesh duke shkaktuar rrëmujë.

Susan Sontag: Agjë nuk është më e mistershme, asnjë marrëdhenie njerëzore. Përveç dashurisë.

Çarls Bukovski: Dashuria në një farë mënyre është sikur shikon një mjegull kur zgjohesh në mëngjes përpara se të dalë dielli. Shfaqet vetëm për pak kohë dhe pastaj largohet… dashuria është një mjegull që zhduket me të parin agim të realitetit.

Uilliam Shekspir: Dashuria nuk shikon me sy, por me mendje.

Ambros Biers: Dashuria, emër. Një çmenduri e përkohshme që shërohet nga martesa.

Katerin Hepburn: Dashuria nuk ka të bejë me atë çfarë pret të marrësh-vetëm me atë çfarë pret të japësh – që është gjithçka.

Bertrand Rusel: Nga të gjitha format e maturisë, maturia në dashuri është mbase vërteta më fatal e lumturisë.

Fjodor Dostojevski: Çfarë është ferri? Unë pohoj që është vuajtja e të qenit i paaftë për të dashur.

Paulo Coelho: Dashuria është një forcë e egër. Kur mundohemi ta kontrollojmë, ajo na shkatërron. Kur mundohemi ta burgosim, ajo na skllavëron. Kur mundohemi ta kuptojmë, na lë me ndjenjën e humbjes dhe paqartësisë.

Xhejms Baldvin: Dashuria as nuk fillon as nuk mbaron sipas mënyrës që ne mendojmë. Dashuria është një betejë, dashuria është një luftë; dashuria është një rritje.

Haruki Murakami: Çdokush që bie në dashuri është në kërkim të pjesëve të humbura të vetvetes. Kështu çdokush që është në dashuri mërzitet kur mendon për të dashurin e vet. Është si të shkelësh në një dhomë nga e cila ke kujtime, të cilat nuk i ke parë për një kohë të gjatë.

Antoine de Saint-Exupéry: Dashuria nuk qëndron në soditjen e njëri-tjetrit, por të shikuarit së bashku më tutje në të njëjtin drejtim.

Honore De Balzak: Sa më shumë dikush gjykon, aq më pak ai dashuron.

E.M. Forster: Ti mund ta shndërrosh dashurinë, ta injorosh, ta çrregullosh, por nuk mundesh kurrë ta largosh nga vetja. E di nga eksperienca që poetët kanë të drejtë, dashuria është e përjetshme.

Iris Murdok: Dashuria është mundimi për të kuptuar që diçka tjetër përveç teje është e vërtetë.

ObserverKult  


Edmon Tupja biri im oh një grua

Lexo edhe:

POEZI E EDMOND TUPJES KUSHTUAR TË BIRIT ME AUTIZËM: MË FAL GESI IM I ÇMUAR…

Poezi nga Edmond Tupja

Më fal Gesi im i çmuar
Që mjerisht s’arrita dot,
Pas ëndrrës sime të praruar.
Të të ndërtoja krejt të plotë.

Kë të padis për fatin tënd?
Njerkën Gjenetikë që gjemb
Më futi thellë në jetën e rëndë
Dhe që për ty egër më tremb?

Mos vallë fajin e ka Çernobili
Që ndodhi vitin kur u ngjize ti
Dhe të molepsi me rreze, Katili,
Dhe të pengoi të lulëzoje në liri?

Apo të mallkoj këtë apo atë vaksinë
Që gjakun ta ndoti me zhivë të pabesë
Dhe ta helmoi tinëzisht fëmijërinë
Që unë natë e ditë shpirtshqyer të vdes?

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult