Bukowski: Ishte e çmendur, totalisht e çmendur, por edhe unë e kam dashur çmendurisht!

bukowski - gjithmonë

Nga Charles Bukowski

“…Parfumi i saj ishte siguria ime e vetme. Më buzëqeshte duke ditur si të luante me mua përmes buzëqeshjes së saj. Kur ajo qeshte, unë nuk kuptoja më asgjë.

Nuk dija më si të flisja, apo të mendoja. Asgjë, zero. Në atë moment ishte vetëm ajo. Ishte e çmendur, e gjitha e çmendur. Disa herë qante.

Thuhet se në ato çaste gratë duan vetëm një përqafim, ndërsa ajo jo. Ajo nevrikosej, nëse e përqafoje. Nuk e di ku ndodhet tashmë, por vë bast se është në kërkim të ëndrrave. Ajo ishte e çmendur, totalisht e çmendur, por edhe unë e kam dashur çmendurisht…”

ObserverKult


Lexo edhe:

BUKOWSKI: SHPREHENI ATË QË NDJENI. MOS KINI FRIKË NGA PASOJAT, SEPSE KOHA NUK FAL ASNJË…

Në vazhdim do të keni mundësinë të lexoni disa nga thëniet më të bukura të Charles Bukowskit për dashurinë:

“Doja ta thoja me zë të lartë atë që ndieja, por qëndrova i heshtur nga frika se nuk do të më kuptonin”.

“Një nga ndjesitë më të bukura në botë është kur përqafon dikë dhe ai person të shtrëngon akoma më fort mbrapsht”.

“Unë nuk kam nevojë për dikë që të më përsërisë vazhdimisht se do të jetë aty. Se nuk do të më lëshojë, apo se nuk do të më tradhëtojë kurrë. Më mjafton dikush që në të gjitha rastet që të më dërgojë në djall, sërish të rikthehet tek unë”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult