Bukowski: Natën e mirë ty që në këtë çast duhej t’ishe këtu…

Charles Bukowski
Henry Charles Bukowski (16 gusht 1920 – 9 mars 1994)

Poezi nga Charles Bukowski

Natën e mirë ty që në këtë çast
duhet të ishe këtu, e jo kushedi ku.
Natën e mirë edhe kujt sonte ka humbë vedin
ndër lot e mendime.
Natën e mirë atij që ka shpresu, luftu,
atij që ka nxjerrë thonjtë, por gjithsesi ka humbë.
Natën e mirë mue, që të pres e lutem çdo natë
me të pa tuj u kthye.

Natën e mirë frikacakëve dhe asaj ”unë e baj për ty”
kujt i ka ndry andrrat në sirtar,
atij që asht rrëzu dhe ka pasë forcën e guximin prapë me u çue.
Atij që nuk dëshiron sy të tjerë,
atij që nuk ja del,
atij që e provon por asht’ e vështirë,
atij që vuen në heshtje,
atij që qesh edhe pse asht keq,
atij që s’mundet me ecë,
atij që e kanë lanë,
atij që zemrën e ka copë- copë.

Natën e mirë, ani pse kjo natë s’ka kurgja të mirë.
E kam më ndejtë e zgjueme, tuj të mendu,
tuj të imagjinu, tuj pyt vedin si do të jesh,
çka po ban, nëse buzëqesh, a je i lumtun,
a të merr malli për mu, apo ndoshta je ma mirë ashtu…
Kush të ngroh natën, kush të shikjon tuj fjetë,
kush të buzëqesh prej hiçit.

E nuk e di, por kam frikë,
sepse natën bahemi ma të brishtë,
së natën biem, mendimet lëvizin shpejt
e lotët rrëshqasin.
Por kudo të jesh, me këdo të jesh
më ka marrë malli…

Përshtati në shqip Arjola Zadrima

ObserverKult


Lexo edhe:

BUKOWSKI: NUK DUA TË MENDOJ PËR TY, DUA ME TË PASË KËTU, PRANË VETES…