Bukowski: S’të kam harruar, s’mundem dot!

bukowski - gjithmonë

Bukowski për dashurinë:

Nuk të kam harruar! E si do të mundja vallë! Vetëm kam zgjedhur që të mos flas për ty, nuk të përmend më.
Të ruaj si thesarin më të shtrenjtë, të fshehur në zemrën time. Harresa nuk të gjen atje. Deri atje vetëm unë e di rrugën.
Dhe se atje shkoj sa herë më merr malli për TY.

ObserverKult


charles bukowski nëse, poesi observerkult

Lexo edhe:

INTERESANTE SE ÇKA MENDONTE CHARLES BUKOWSKI PËR VDEKJEN…

Charles Bukowski është një nga shkrimtarët më “autobiografikë” në historinë e letërsisë. Si romanet apo tregimet, ashtu dhe poezitë e tij nuk janë gjë tjetër, veçse një transformim në formë letrare të jetës së autorit, përshkruar “me një vërtetësi prej një njeriu që s’ka asgjë për të humbur”.

E ndonëse forma autobiografike haset shpesh në prozë, në poezi, sidomos në varg të lirë, ajo është tepër e vështirë dhe kërkon virtuozitet të jashtëzakonshëm.

Ndër librat e tij që edhe sot e kësaj dite është bestseller është “Këtë nuk e ka bërë as Shekspiri”, një fragment nga i cili do ta sjellim në vazhdim:

… Vdekja nuk do të thotë shumë për mua. Është shakaja e fundit e një sërë shakash të shëmtuara. Vdekja nuk paraqet asnjë problem për të vdekurit.

Vdekja është një film tjetër, vetëm kaq. Vdekja u hap telashe vetëm atyre që mbeten gjallë, të cilët kanë pasur një lidhje me të vdekurin, dhe këto telashe rriten në përpjestim të drejtë me pasurinë që ka lënë ky i fundit.

Për një mjeran getosh, problemi i vetëm është çlirimi nga vuajtjet. Disa bëjnë lart në botën e të pasurve, por që të gjithë venë të shkundur në botën tjetër.

Natyrisht, me një artist ndodh ndryshe: lë pas vetëm atë erëmim që dikush e quan pavdekësi, dhe, natyrisht, sa më i mirë të jetë ai, aq më i madh është kutërbimi që lë pas në ngjyrë, në tingull, në faqet e shtypura, në gur dhe në trajta të tjera.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObseverKult