Rrudhat e lëna nga koha janë të bukura…

Emma Watson:

Bukuri, është fytyra e atij që ka qarë dhe tani buzëqesh.
Bukuri, është shenja e mbetur në gjunjë qysh kur je rrëzuar fëmijë.
Bukuri, janë sytë kur dashuria nuk të lë të flesh.
Bukuri, është shprehja mbi fytyrë kur dëgjon zilen e zgjimit në mëngjes, është nuri që hedh kur del nga dushi, e qeshura kur bënë një batutë që vetëm ti e kupton.
Bukuri, është kryqëzimi i shikimeve që mjaftojnë për t’u kuptuar.
Bukuri, është shikimi yt kur sheh atë, dhe kur qanë për paranojat e tua.
Bukuri, janë rrudhat e lëna nga koha.
Bukuri, është e gjitha ajo që provojmë përbrenda dhe e shfaqim nga jashtë.

ObserverKult


THËNIE NGA GRA TË JASHTËZAKONSHME, PËR GRA JO TË ZAKONSHME

Thënie frymëzuese që nga Hillary Clinton e deri te Maya Angelou, Gloria Steinem, Rihanna dhe të tjera gra kurajoze.

Të gjitha vajzave të reja që më shohin: kurrë mos dyshoni nëse jeni të zonjat, të fuqishme, apo nëse vërtet meritoni çdo shans, apo mundësi në botë për të ndjekur e për të realizuar ëndrrat tuaja./ Hillary Clinton në fjalimin e saj kur humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Unë e ngre zërin—jo se dua të bërtas, por se dua që ata që nuk kanë zë të mund të dëgjohen. Ne nuk mund t’ia dalim nëse gjysmës sonë nuk ia vë veshin njeri./ Malala Yousafzai

Unë jam e rreptë, jam ambicioze dhe e di mirë çfarë dua. Nëse kështu më marrin për k*rvë, le të më marrin./ Madonna

M’u desh kohë të nxirrja zërin dhe tani që e kam, nuk kam ndërmend të hesht./ Madeleine Albright

Sigurisht që s’e vras mendjen se mos po frikësoj ndonjë mashkull. Meshkujt që frikësohen nga unë janë pikërisht ata që nuk më interesojnë aspak./ Chimamanda Ngozi Adichie

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult