Banorët e fshatit Kuç në Vlorë nga buron lumi Shushicë, janë shprehur të shqetësuar për tharjen e lumit.
Ata thonë se një ujësjëllës që po ndërtohet synon marrjen e ujit, ndërsa veç prishjes së një bukurie natyrore, ata thonë se edhe 25 fshatra do të gjunjëzohen përballë natyrës. Kjo, sepse ai është i vetmi burim uji për ta.
Këto janë pamjet e Lumit Shushicë në Vlorë!
Uji rrjedh në një shtat që kalon përmes dhjetëra fshatrave dhe të ofron një pamje piktoreske!
Lumi buron në Burinja të Kuçit, ndërsa përshkon më pas rreth 25 fshatra në Selenicës, por edhe të Himarës.
Por, për banorët e Kuçit, kjo pamje shpejt mund të shkatërrohet!
Ata kanë frikë se një projekt miliona eurosh i një ujësjellësi, do të thajë ujin.
“Këto punime këtu po bëhen se këtu është vendosur në mënyrë të fshehtë nga pushtetarë, apo kush tjetër, se normal një dorë e fortë janë”.
“Nuk është e drejtë kjo përderisa unë nuk kam ujë në shtëpi. Unë nuk jam kafshë, jetoj si në kohën e mëparshme. I laj rrobat me dorë se nuk kam ujë as të mbush boilerin”.
Banorët e fshatit apelojnë që uji që buron në fshatin e tyre të mos merret, pasi dëmi për ta do të jetë i madh.
“Imagjino me mijëra hektarë do bëhen shkretëtirë nëse ky ujë do merret. I bëj apel qeverisë shqiptare apo kushdo deputet i Vlorës që ka vënë firmën dhe i ka shkelur syrin dikujt duke i thënë se kjo do të bëhet, do të ndëshkohet rëndë. Ata do ta shikojnë shumë mirë se sa “non grata” do të jenë për lumin e Vlorës”.
“Çfarë ndryshimi do bëhet këtu. Këtu thahet jeta, ndaj ikin njerëzit, kemi mbetur ne, se të rinj nuk ka më”.
“As nuk kam fare shpresë, nuk më ka dhënë njeri të drejtë të flas, ujë nuk kam dhe unë dua vetëm ujë”.
Banorët e zonës gjithashtu hedhin akuza se uji i tyre, do të çohet nëpër resortet luksoze të fshatrave turistikë të Dhërmisë, Palasës dhe Jalës, ndërsa do të shkretojë zonën e tyre./oranews.tv
ObserverKult
Lexo edhe:
MERRET VENDIMI, LUMI VJOSA SHPALLET PARK KOMBËTAR!
Lumi Vjosa është shpallur Park Kombëtar. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave ndërsa ministrja Mirela Kumbaro tha se sipërfaqja totale e shpallur Park Kombëtar është 12.727 ha.
“Kemi sot vendimin që e shpallim lumin e Vjosës lumin e fundit të egër në Europë, Park Kombëtar.
E kemi shtrirë këtë sipërfaqe mbrojtje 12.727 ha që është gjithë sipërfaqja ujore, bregore e lumit bashkë me sipërfaqen tokësore.
Tekstin e plotë mund të lexoni KËTU:
ObserverKult