Bukuria e gruas nuk qëndron te rrobat që vesh, por te sytë, zemra, shpirti…

Audrey Hepburn

Aktorja Audrey Hepburn, për t’iu përgjigjur pyetjes se ku qëndronte sekreti i bukurisë së saj, la këto rreshta që të lexoheshin në funeralin e saj:

“Fol fjalë të mira, nëse do të kesh buzë tërheqëse. Shiko se çfarë kanë të bukur njerëzit, nëse do të kesh sy të bukur. Ndaj vaktet me ata që janë të uritur, nëse nuk do të shëndoshesh. Lëre një fëmijë të kalojë dorën përmes tyre çdo ditë, nëse do të kesh flokë të bukur.

Ec duke ditur që nuk je kurrë vetëm, sepse të shoqërojnë ata që të duan dhe ata që të kanë dashur, por që s’janë më, nëse do të kesh mbështetje të përhershme.

Njerëzit, më shumë se objektet, kanë nevojë të riparohen, të përkëdhelen, të lumturohen dhe të shpëtohen: kurrë mos refuzo askënd. Por mos harro se mbështetjen më të fortë dhe më të sigurt do ta gjesh te krahët e tu.

Ndërsa rritesh, do të kuptosh se ke dy duar, njëra për të ndihmuar veten, tjetra për të ndihmuar ata që kanë nevojë.

Bukuria e një gruaje nuk qëndron te rrobat që vesh, as te fytyra apo te mënyra se si i rregullon flokët. Bukuria e një gruaje shihet te sytë e saj, sepse ajo është dera e hapur për te zemra e saj, shpirti i saj, dashuria e saj është bukuria e saj.
Bukuria e një gruaje zhvillohet me kalimin e viteve”.

Përktheu Bajram Karabolli

ObserverKult


Lexo edhe:

ROBIN WILLIAMS: GJËJA MË E KEQE NË JETË ËSHTË TË PËRFUNDOSH ME NJERËZ QË TË BËJNË TË NDIHESH VETËM…