Burbuqe Berisha u gjet e vdekur në zyrën e saj, policia jep detaje të reja

burbuqe berisha observerkult

Mesditën e së mërkurës, regjisorja Burbuqe Berisha ka vdekur derisa ishte në vendin e saj të punës, në Ministri të Kulturës.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se Berisha u gjet e vdekur në zyrën e saj. Ndërkaq vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Po ashtu, është bërë e ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Prishtinë 27.10.2021-13:20. Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në zyrën e saj në Ministrinë e Kulturës. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.

Ndryshe varrimi i regjisores Burbuqe Berisha do të bëhet sot në orën 15:00, në varrezat e qytetit në Prishtinë.

———————————————————

LEXO EDHE: KUSH ISHTE BURBUQE BERISHA, REGJISORJA QË SOT NDËRROI JETË

Ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Burbuqe Berisha, ka vdekur sot në vendin e saj të punës, në Ministrinë e Kulturës.

Në vendin e ngjarjes po qëndrojnë ekipet e nevojshme mjekësore dhe ekipi i Mjekësisë Ligjore.

Ndër personat e parë që shkroi për vdekjen e Berishës, ishte aktorja Shengyl Ismaili. E cila me anë të një postimi në profilin e saj në Facebook, shkroi “Pusho e qete Buqe, shpirti i bardhë”.

Në biografinë e Burbuqe Berishës shkruan se ajo studimet themelore dhe master i ka përfunduar në Fakultetin e Arteve. Dega Regji e Filmit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Prishtinë.

Ka krijuar një numër të konsiderueshëm të filmave me metrazh të shkurtër dhe të gjatë. Si dhe dokumentarë, seriale televizive, shfaqje teatrore. Dhe është fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter ndërkombëtar. Dhe ne vitin 2019 është fituese e Çmimit Kombëtar për Kinematografi, transmeton ‘gazetaexpress’.

Për një vit e gjysmë ka punuar si menaxhere në Kino ABC në Prishtinë. Për katër vite si producentë në Kosova-Film. Po ashtu për katër vite me radhë si drejtoreshë e Përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Dhe anëtare e Këshillit Drejtues të QKK-së, si dhe të Ansamblit “Shota” ne vitin 2017 kryetar e këshillit drejtues te TKK.

Në shumë festivale filmash ka qenë anëtare e jurive profesionale. Me karakter ndërkombëtar dhe është aktiviste e shumë kampanjave bamirëse.

Së fundmi ka qenë edhe prodekane në një kolegj privat.