“Burgu me dyer të hapura” shfaq përjetimet e ish-të burgosurve në Prishtinën e robëruar

Foto ilustrim

Dokumentari “Burgu me dyer të hapura” nga regjisori Agim Sopi është shfaqur në Kinema Marubi.

Në këtë narrativë flitet për jetët e robëruara dhe një dëshmi për jetët e humbura dhunshëm gjatë kohës kur Kosova ndodhej nën okupimin serb. Aktorët, disa prej tyre ish-të dënuar tregojnë një të kaluar që nuk është e largët për shqiptarët e Kosovës.

“Unë kam bërë një dokumentar modest, që flet për një burg ku përmes së cilit kanë kaluar 600 mijë njerëz, çdo i treti kosovar”,- tha Agim Sopi

Me lojën e Mikel Markaj, Arta Muçaj, Agron Shala, Beslidhje Bytyqi dhe Luan Kryeziu filmi përloti kuriozët e kinemasë.

Sytë e publikut, që ende pasqyronin intensitetin e filmit të shfaqur në Kinemanë Marubi, nuk rezistuan për të shuar kuriozitetin mbi frymëzimin e regjisorit.

“Një miku im Bujar Berisha, udhëheqësi i grupit “Troja”, m’u lut që t’i ndihmoja ta realizonim këtë dokumentar”, tha Agim Sopi.

Regjisori filmi i parë i të cilit u censurua nga kryesitë e ish-Jugosllavisë, sjell për publikun një dokumentar për të rikthyer konceptin e lirisë si mision jetësor.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri do të shfaqë filma që trajtojnë aspekte te ndryshme të të drejtave të njeriut deri në datën 23 shtator, me qëllimin e vetëm për të rritur ndërgjegjësimin dhe lartësuar figurën e njeriut./euronews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

TEATRI KOMBËTAR I KOSOVËS MBETET PA DREJTOR TË PËRGJITHSHËM

Që nga e premtja e 17 janarit, Teatri Kombëtar i Kosovës ka mbetur edhe pa drejtor të përgjithshëm, pasi që zyrtarisht, Agim Sopit i ka përfunduar mandati për ta menaxhuar këtë institucion.

Regjisori Sopi, në dhjetor të vitit 2015, ishte emëruar në postin e drejtorit të përgjithshëm të TKK-së, në kohën kur Këshilli Drejtues e kishte shkarkuar nga kjo pozitë Valdet Avdiun, me arsyetimin se ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe ka keqmenaxhuar me mjetet financiare.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


J. RICOS: AJO ASKËND NUK DASHUROI…

Poezi nga J.Ricos

Një erë e lehtë i frynte përbrenda
Dhe lozte me një gjethe vetëm buzëqeshja e saj.
Të gjithë i dashuruan buzëqeshjen.
Ajo askënd nuk dashuroi.
Mbeti vetëm me rërën e saj të pa dukshme
Duke humbur edhe atë gjethe të vetme. “Pafundësia, tha
Është muri i katërt i vetmisë sonë, jo streha”.

Mbeti e pa martuar, u plak, nuk u bë as shtatore.
Skolastike në pastërti, qysh në agim
Dimër – verë, fshinte gjer tutje në rrugicë.
Mandje një ditë u fotografua atje me fshesën e vet

Poezinë e plotë mudn ta lexoni KËTU:

ObserverKult