Çka bëri Zogu pas martesës me Geraldinën?
“Po atë mbrëmje, kur gjeta momentin e duhur, i thashë Mbretit: Ana është shumë e shqetësuar. Nuk po gjen dot këmishën time të natës.
Im shoq, lëkurën e fytyrës e kishte shumë të çelët dhe kam përshtypjen se ishte hera e parë në jetën time që e pashë të skuqej. U zu shumë ngushtë.
Më shpjegoi: Të kam folur shumë për mënyrën sesi i respektojmë ne femrat, veçanërisht nënat. Ishte e domosdoshme që ti të ishe e virgjër dhe çdo vajzë e huaj që vjen për martesë, duhet t’i nënshtrohet një vizite mjekësore. Unë mburrem me faktin se kam aftësinë t’i njoh njerëzit dhe më mjaftoi vetëm të shikoja sytë e tu.
Nuk të thashë asgjë për këtë vizitë, pasi e dija që nuk do të kishe pranuar. Por, në të njëjtën kohë, më duhej t’i jepja prova Parlamentit, kështu që e mora këmishën tënde të natës dhe ia dërgova kryetarit..”
*Rrëfimi i mësipërm është shkëputur nga kujtimet e Geraldinës, princeshës hungareze e cila në 26 prill 1938 u martua me Ahmet Zogun e Shqipërisë.
ObserverKult
Lexo edhe:
SI U DASHURUA MOTRA E AHMET ZOGUT PAS ENVER HOXHËS: O MARR ATË, OSE NUK JETOJ…
Alfred Peza në librin e tij “Sarah” provokon me dritëhijet e historisë shqiptare.
Çfarë do të kishte ndodhur nëse Shqipëria nuk do të ishte pushtuar nga Italia fash is te në 7 prill 1939 dhe dy ditë më pas, siç që prerë dita, motra e Mbretit Zog, princesha Mexhide, do të ishte fejuar me Enver Hoxhën?! Me siguri që historia do të kishte rrjedhur ndryshe.
Pjesë nga libri, Ahmet Zogu- Sara Blloshmi:
-E kam takuar njëherë Enver Hoxhën
-Çne?!- pyeti ajo më shumë se e habitur.
-Ia kishte marrë mendjen Mexhides së shkretë, me letra.
Me fjalë të bukura, premtime e foto. M’u duk një trill momental mes dy të rinjsh që do të kalonte shpejt, si edhe ca të tjerë. Por ajo filloi grevën e urisë në shtëpi: O e marr atë, ose do të vde s,- thoshte.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult