Busti i Mit’hat Frashërit kthehet në vendin e vet, Erion Veliaj “kërcënon” vandalët…

Bashkia e Tiranës ka rehabilituar në kohë rekord bustin e Mit’hat Frashërit në Parkun e Liqenit.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar fotot e bustit që është rivendosur ndërsa thekson se do të ketë zero tolerancë për vandalizimin në qytet.

“Rehabilitohet busti i Mithat Frashërit në Parkun e Liqenit. Zero tolerancë për vandalizimin në qytetin tonë! Një pakicë e dhunshme dhe ndotëse tek Skënderbeu, Ismail Qemali, Monumenti i Pavarësise apo Mit’hat Frashëri nuk do t’i imponohet kurrë shumicës qytetare dhe europiane”, shkruan Veliaj.


Lexo edhe:

DHUNOHET VARRI I MIT’HAT FRASHËRIT, URAN BUTKA: ATENTAT NDAJ KULTURËS SHQIPTARE!

Është shkatërruar busti i Mit’hat Frashërit që gjendej pranë kodrave të Liqenit Artificial në Tiranë.
Skulptura, vepër e artistit Agim Rada është hedhur nga struktura mbajtëse dhe ka rënë mbi varrin e Mit’hat Frashërit, duke dëmtuar gjithë pllakën e mermertë.

Studiuesi Uran Butka që drejton institutin e Studimeve Mit’hat Frashëri dhe i ka botuar veprën e plotë, e sheh ngjarjen si akt të rëndë.

“Është një akt i rëndë, atentat ndaj kulturës shqiptare është një vepër e shëmtuar e forcave të caktuara regresive. Enveriste, kundër figurës madhore të historisë, kulturës shqiptare”, deklaron Butka.

Figura e Mit’hat Frashërit, e ndaluar nga komunizmi dhe e anatemuar pas rënies së tij. Është parë më dritëhije, por dëmtimi i varrit cenon më shumë se figurën e tij.

“Të trazosh varrin e tij, eshtrat e tij, nuk është vepër shqiptare. Shqiptari e ka zakon të nderojë. Nuk duhet politizuar. Institucionet shtetërore e kanë për detyrë t’i mbrojnë këto vepra e simbolet të kombit”, u shpreh studiuesi.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult