“Butrinti shqiptar, jo grek!” Auron Tare letër Muzeut Britanik, korrigjohet gabimi

Pas një letre të studiuesit Auron Tare, për një gabim të Muzeut Britanik, ku në përshkrimin që shoqëronte një koleksion të vjetër monedhash, origjina e Butrintit konsiderohej si greke, vërejtja e tij është marrë në konsideratë dhe janë bërë korrigjimet e duhura.

Kur sot klikon në faqen e Muzeut Britanik, emri “Buthrotum” (Butrint), në përshkrimin që shoqëron një koleksion të vjetër monedhash jepet si një Park Antik në Shqipërinë Moderne (Buthrotum Epirus Vlorë/Albania).

Më herët Muzeu, e kishte identifikuar vendndodhjen e tij si Buthrotum Epirus Greece.

Korrigjimin e bëri të mundur studiuesi Auron Tare (njëherazi anëtar i këshillit shkencor të UNESCO-s) , i cili sapo ka pikasur gabimin i ka shkruar një letër Drejtorit të Muzeut. Gjatë ditës së sotme vendndoodhja e Butrintit, prej nga duket se është origjina e këtyre monedhave është shkruar saktë.

“Jam i lumtur të njoftoj vendimin e sotëm të Muzeut Britanik për të ndryshuar emrin e vendndodhjes së Butrintit nga Buthrotum Epirus Greece në Buthrotum Epirus Albania. Muzeu Britanik reagoi shpejt pas një letre që i dërgova Drejtorit të Përgjithshëm mbi saktësinë e terminologjisë së përdorur për të përshkruar Butrintin si qytet grek. Falë kuratorit të Departamentit të Monedhave dhe Medaljeve në Muzeun Britanik, z. Tom Hockenhull iu përgjigj me një term të saktë. Pra, duke e vendosur saktë origjinën e koleksionit të monedhave që vinte nga Butrinti si Buthrotum, Shqipëria moderne Epiri”, shkruan Tare në Facebook.

Muzeu Britanik është një muze publik kushtuar historisë, artit dhe kulturës njerëzore, i vendosur në zonën Bloomsbury të Londrës.

Koleksioni i tij i përhershëm prej tetë milionë veprash është ndër më të mëdhenjtë dhe më gjithëpërfshirëset që ekzistojnë. Ai dokumenton historinë e kulturës njerëzore nga fillimet e saj deri në të tashmen./shqiptarja.com

ObserverKult


Richard Hodges: Butrinti nuk është pjesë e Shqipërisë!

Lexo edhe:

PESË LEGJENDAT E BUTRINTIT, SIPAS MOIKOM ZEQOS

Nga Moikom Zeqo

Legjenda e parë, Butrinti, Troja e dytë e Eneut

Qyteti antik i Butrintit është një emër botëror i arkeologjisë. Më ka rënë rasti të shoh disa qytete arkeologjike të famshme si p.sh. Trojën, Mikenën etj.Pra, emra këto, që lidhen thelbësisht me kulturën e hershme të njerëzimit.

Mund të them me plot gojën se si qytet arkeologjik Butrinti është më i bukur, më i çuditshëm, më i pasur. Po ashtu më ekzotik, ndonëse ende jo shumë i njohur.

Kam rilexuar këto ditë librin integrues të arkeologut italian Luigji Ugolini “Butrinti, miti i Eneut”. Në mënyrë poetike shprehet admirimi i thugët dhe i pamasë i Ugolinit për librin “Eneida” të Virgjilit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult