“Ca pika shiu ranë mbi qelq…”, poezinë e Ismail Kadaresë e lexon Rudina Papajani

Poezi nga Ismail Kadare

Ca pika shiu ranë mbi qelq,
Për ty unë befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.

Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylberë në mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m’u kujtua sot për dreq:
“Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç”.

Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq,
Që dot s’po zgjohemi ne vallë ?…
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall.

*Titulli i origjinalit: “Mall”

ObserverKult


zija çela- darka e gabuar plasari
Ismail Kadare

Lexo edhe:

ISMAIL KADARE NDEROHET ME DEKORATËN “UKSHIN HOTI”, RRËFEN NJOHJEN ME TË: JA PËR ÇKA BISEDONIM…

Komuna e Rahovecit në një ceremoni rasti e ka nderuar me dekoratën ‘Ukshin Hoti’ shkrimtarin tonë të shquar Ismaili Kadare.

Aty, Kadare kujtoi komunikimet e tij me Ukshin Hotin, derisa ky i fundit ishte në burg. Ndërkohë, u tha se besimi i Ukshin Hotit te Evropa nuk duhet të humbasë tek të gjithë në Kosovë.

 “Unë e ruaj mendimin më të mirë për të. Ajo çka kemi folur dhe biseduar, i kemi shkruar njëri-tjetrit nëpër letra, mbetet madhore.

Duke i rikujtuar tani, e kuptoj se sa pasuruese ishin këto biseda me të, për atë dhe mua. Natyrisht që ishte një gëzim i madh që i jepnim njëri-tjetrit. Ai e jepte këtë ndjesi me këdo që takohej.

Me këtë gëzim që merrej prej tij dhe i kthehej atij, qarkullonte dhe bënte që mendimi për Kosovën, ëndrra për Kosovën të ishte e gjallë gjithmonë dhe të mos shkaktonte lodhje ose mërzi”, tha Kadare në videomesazhin e tij.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smail Latifi foli për kontributin dhe veprën e Ukshin Hotit, si dhe komunikimin në mes Hotit dhe shkrimtarit Kadare…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU