Nga Albert Kamy
ObserverKult
Lexo edhe:
ALBERT CAMUS ËSHTË VRARË NGA KGB?
Gjashtëdhjetë vjet pasi fituesi i çmimit Nobel, Albert Camus, vdiq në një aksident automobilistik në moshën 46-vjeçare, një libër i ri argumenton se ai është vrarë nga spiunët e KGB-së, për shkak të retorikës së tij kundërsovjetike.
Autori italian, Giovanni Catelli, fillimisht e nxori në dritë këtë teori në vitin 2011, duke shkruar në gazetën Corriere della Sera se kishte zbuluar shënime në ditarin e poetit dhe përkthyesit çek, Jan Zábarana, që sugjeronte se vdekja e Camus nuk kishte qenë aksidentale. Tashmë Catelli e trajton më gjerësisht kërkimin e tij në një libër të titulluar “Vdekja e Camus”.
Camus vdiq më 4 janar 1960 kur botuesi i tij, Michel Gallimard, humbi kontrollin e makinës dhe u përplas më një pemë.
Autori vdiq menjëherë, ndërsa Gallimard-i disa ditë më pas. Tre vite më parë, autori i romaneve “I huaji” dhe “Murtaja”, kishte fituar çmimin Nobel për “hedhjen e dritës mbi problemet e ndërgjegjes njerëzore në kohën tonë”.
“Aksidenti dukej se ishte shkaktuar nga një plasje e gomës ose nga thyerja e boshtit; ekspertët u habitën që ndodhi në një rrugë të drejtë e të gjatë, me gjerësi prej nëntë metrash dhe me pak lëvizje në atë orar”, shkroi Herbert Lottman në biografinë e tij të vitit 1978 për shkrimtarin.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult