Nga Can Yücel:
Atë që u mundove qe sa kohë t’ma shpjegosh, e kuptova kur e gjeta veten.
Rruga e secilit drejt lumturisë dallon, e kuptova kur e gjeta rrugën time.
Jeta mësohet vetëm duke e jetuar dhe assesi duke lexuar apo dëgjuar, dhe vetëm tani po e kuptoj përse nuk m`i shpjegove gjërat që i dije.
Secila ditë që na kalon pa dashuri është e humbur, tani e kuptova përse vrapoje pas dashurisë këmbëzbathur.
Kur dhimbja arrin kulmin e saj, lotët nuk rrjedhin nga sytë, tani e kuptova përse shpesh nuk qaje.
Është më e vlefshme që personin që qanë ta bësh të qeshet sesa të qashë me personin që qanë, e kuptova kur lotët m’i shndërrove në gaz.
Njeriun mund ta hidhëroj gjithkush, por vetëm personi që më së shumti e do mund ta pikëlloj, e kuptova vetëm kur u pikëllova.
Por, personi që e do e meriton secilën pikë të lotit, e kuptova kur me lotë u largua edhe lumturia.
S`është marifet të gënjesh, por të mos e fshehësh të vërtetën, e kuptova kur ma dorëzove zemrën tënde.
Të jesh i fortë do të thotë ta kesh guximin për të thënë “kam nevojë për ty, eja!”, e kuptova kur të thash “shko”.
Të dashurosh do të thotë që kur dikush të thotë “shko” të thuash “dua të qëndroj”, e kuptova kur shkova kur më thanë të shkoj.
Që dashuria ime ndaj teje ishte si një fëmijë i lazduar e kuptova vetëm kur më përqafoje sa herë që rrëzohesha.
Të jesh pishman s`do të thotë të kërkosh ndjesë, por të bërtasësh “më fal”, e kuptova vetëm kur vërtet u bëra pishman.
Dhe egoizmi është maskë e njerëzve të dobët, të humbur, njerëzit me zemër plot dashuri nuk kanë egoizëm, e kuptova kur e gjeta dashurinë tënde në shpirtin tim.
Njeriu që me mish-e-shpirt e dëshiron faljen, nuk pret, por vetëm shpreson që një ditë do të jetë i falur, e kuptova kur me mish-e-shpirt dëshirova të të kërkoj falje.
Dashuria është investim, ndërsa investim është të duash lirshëm por kurrë të mos heqësh dorë.
Titulli i origjinalit: Can Yücel: “Anladım”, (E kuptova)
Përktheu dhe përshtati nga turqishtja: Edis Galushi
ObserverKult
————————————————–
Lexo edhe: