Fansat e Lewis Capaldi janë bërë bashkë në mbështetje të yllit pasi qarkulloi një video e tij duke luftuar për të kënduar në Glastonbury, për shkak të simptomave të sindromës Tourette të cilat ia bënë të pamundur këndimin.
26-vjeçari doli në skenën për shfaqjen e tij të parë pas një muaji, pasi mori pushim nga të gjitha angazhimet.
Krijuesi i hitit “Someone You Loved” u prek teksa filloi të humbiste zërin ndërsa këndonte, duke e shtyrë atë t’i kërkonte falje turmës përpara se të njoftonte se do të merrte më shumë kohë për t’u fokusuar në shëndetin e tij.
Ndërsa ai kollitej dhe përpiqej të këndonte, fansat e tij e ndihmuan të përfundonte një nga këngët e tij të suksesshme dhe që atëherë ata janë përfshirë masivisht në mediat sociale me mesazhe mbështetjeje.
“Qëndro i fortë dhe vazhdo të luftosh, ti je i mrekullueshëm”, shkroi një fans në Twitter, ndërsa një tjetër shtoi: “Thjesht e pabesueshme, vazhdo të jesh ky që je!”/dritare.net
ObserverKult
Lexo edhe:
CELINE DION DIAGNOSTIFIKOHET ME SINDROMËN E RRALLË, ANULON KONCERTET
Celine Dion njoftoi të enjten në mëngjes se ajo është diagnostikuar me sindromën e personit të ngurtë (SPS). Është detyruar të shtyjë ose anulojë shfaqjet e saj.
“Unë kam qenë duke u marrë me probleme me shëndetin tim. Kjo për një kohë të gjatë. Ka qenë vërtet e vështirë për mua të përballem me këto sfida. Po ashtu të flas për gjithçka që kam kaluar. Kështu u shpreh ajo e përlotur në një video të postuar në rrjete sociale, media.
“Kohët e fundit jam diagnostikuar me një sindromë shumë të rrallë neurologjike. Ajo prek diçka si një në një milion njerëz,” vazhdoi ajo. Ajo ka shpjeguar se është kjo gjendje që ka shkaktuar të gjitha “spazmat” që ajo ka pasur.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult