“Çdo ditë të jetës sime përpiqem të të harroj”, Leka Sefla lexon poezinë e G. Casanovas

GIACOMO CASANOVA: UNË JAM ME TË, POR MENDOJ PËR TY

Ne jemi dy njerëz nga dy botë të ndryshme
nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të ishim bashkë
por ne ishim bashkë
por u ndamë përsëri dhe u kthyem në dy botët e ndryshme

çdo ditë të jetës sime përpiqem të të harroj
por sa herë që jam me të mendoj për ty
kur jam duke e puthur atë mendoj se jam duke të puthur ty
kur e vështroj atë në sy, të shoh ty

sa herë që jemi duke punuar, e thërras me emrin tënd
ajo më vështron si të jem i çmendur
sepse ajo nuk e di kush je ti
dhe tashmë unë nuk e di kush jam

pa ty me duket se nuk jam ne gjendje te vazhdoj më tej
të shoh ty gjithandej
ditë për ditë natë për natë vazhdimisht
të shoh këtu dhe të shoh atje

megjithëse jetojmë në dy botë të ndryshme
ti në qiell me të pasurit
dhe unë në ferr me të varfërit
unë premtoj me dashurinë tonë
se një ditë do të fluturoj
lart e më lart derisa të prek qiellin
ne mund të jetojmë një jetë plot lumturi
kështu unë do ta filloj planin tim
në mënyrë që një ditë të mund të jem edhe një herë me ty.

Përktheu: Dashamir Malo