Çeku: Nisin gërmime arkeologjike në Novobërdë për konfirmimin e një qendre banimi të periudhës së Mbretërisë Dardane

Në fshatin Bostan të Komunës së Novobërdës kanë nisur gërmimet arkeologjike për të konfirmuar prezencën e një qendre banimi që lidhet me periudhën e vjetër historike të Dardanisë.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrulla Çeku, njoftoi se ky lokalitet ku po gërmohet njihet me emrin “Gumnishtë” nga banorët dhe ndodhet në 957 metra lartësi mbidetare.

Sipas Çekut, nëpërmjet zbulimeve arkeologjike formësohet historia e vendit.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë. Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike. Ky lokalitet në mesin e banorëve njihet me emrin ‘Gumnishtë’ dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane”, ka shkruar ai në Facebook.

ObserverKult


Lexo edhe:

U NDA NGA JETA PASI PËSOI HEMORRAGJI CELEBRALE NË TRU, AGIM DOÇIT I JEPET SOT LAMTUMIRA E FUNDIT/ U DËNUA NË FABRIKËN E LETËR-KARTONIT, KUSH ËSHTË INXHINIERI ELEKTRIK QË U BË POET