Çeku: Qeveria pritet të ndërhyjë në Manastirin e Banjskës, për të sanuar dëmet…

Manastiri ortodoks në fshatin Banjskë të Zveçanit, monument i trashëgimisë kulturore i mbrojtur me ligjet e Republikës së Kosovës, u përdor së fundmi si strehë nga grupi terrorist, përfshirë armatimin e tyre.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku së fundmi në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka thënë se Ministria që ai e drejton ka kodin buxhetor dhe mjetet e nevojshme për ndërhyrje sanuese edhe në manastirin e Banjskës.

“Nga ajo çfarë kemi parë, terroristët kanë shkaktuar dëme jo të vogla në strukturën fizike të këtij manastiri. Besoj thellë që qëllimi i pjesëtarëve të këtij grupi por edhe i urdhërdhënësve të tyre ka qenë që përveç dëmit fizik në manastir të dëmtohen edhe marrëdhëniet ndërfetare dhe ndëretnike në vendin tonë”, tha Çeku.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës deri tash ka dhënë dëshmi të panumërta të vullnetit për të mbrojtur trashëgiminë kulturore, në veçanti kishat dhe manastiret ortodokse.

“Vetëm para më pak se tre muaj, bashkë me partnerët ndërkombëtarë kemi përfunduar restaurimin e tri kishave ortodokse në Kosovë. Ne jemi duke pritur krijimin e kushteve të nevojshme që ekipet tona profesionale nga autoritetet e trashëgimisë kulturore të vizitojnë monumentin për të bërë vlerësimin e dëmeve. Menjëherë pas kësaj do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme në bashkëpunim me të gjitha palët relevante për ndërhyrje profesionale me qëllim sanimin e dëmeve në strukturën fizike të këtij manastiri”, deklaroi më tej Çeku.

Në rastin e objekteve të kultit, Çeku tha se duhet t’i shërbejë besimtarëve, të fuqizojë harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare e ndëretnike dhe jo të përdoret për qëllime kriminale dhe destabilizuese për Republikën e Kosovës. / ObserverKult  


agim doçi

Lexo edhe:

AGIM DOÇI: QYTETI PA DASHURI

Qyteti mbeti pa një Romeo
Askund nuk gjendet qoftë një Zhulietë
Ku ikën çiftet e dashuruar
Gjithçka beton…pemët pa fletë!?…

Një stol i hedhur në mbeturina
Më tej dëgjoj një ulërimë…
Zgjebosur qentë…macet stërvina
Një vajzë e fishkur merr…petidinë.

Deti i pshurrun…traget i ndryshkur
Policë që qelben veç era gjizë
Ikin… veç ikin, kush mbet pa ikur
Nuk ka gomone… nuk ka as vizë.

Shoh djem e vajza, që shkojnë tek Blloku
Vend i mallkuar për krim të fshehtë…(!)
Mesnata çmendet nën ritëm rroku
Nuk ka Romeo…nuk ka Zhulietë.

Poezinë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult