Ceremonia për çmimet Nobel shtyhet përsëri

Nuk do të ketë asnjë ceremoni këtë vit në Stokholm për çmimet Nobel. Ndërkohë që fituesit do t’i marrin medaljet dhe diplomat në vendet e tyre të origjinës, bëri me dije Fondacioni Nobel.

Kujtojmë se vitin e kaluar festimet tradicionale u zëvendësuan edhe me një festë kryesisht dixhitale. Ndërkohë që pandemia e COVID-19 kishte përfshirë Evropën dhe pjesën tjetër të botës.

Përmes zëdhënësit të tij, fondacioni deklaroi se do të kishin dashur që pandemia të kishte mbaruar. Dhe shpresojnë të mbajnë një ceremoni të vogël pavarësisht se pretendentët nuk do të jenë të pranishëm.

Por komiteti Norvegjez i Nobelit po mban të hapur mundësinë e dhënies së Çmimit Nobel për Paqe në Oslo me një event me njerëz. Por kjo do të mësohet zyrtarisht në mes të tetorit, transmeton ‘tvklan.al’.

Çmimi i Paqes vitin e kaluar iu dha Programit Botëror të Ushqimit përmes një ceremonie virtuale.

Ndërkohë që çmimet Nobel të këtij viti, të dhëna për arritjet në mjekësi, fizikë, kimi, letërsi, paqe dhe ekonomi, do të shpallen nga 4 deri më 11 tetor.

Çmimet Nobel u krijuan me vullnetin e shpikësit dhe biznesmenit suedez, Alfred Nobel, që prej viti 1901.

————————————————————————————————–

LEXO EDHE: Faleminderit, por nuk e dua! Kur Zhan Pol Sartri refuzonte Çmimin Nobel

Në vitin 1964, Çmimin Nobel për Letërsi, Akademia Suedeze ia dha shkrimtarit francez Zhan Pol Sartër. Për veprën e tij, e cila, e mbushur me frymën e lirisë dhe kërkimin për të vërtetën, ka ushtruar një ndikim shumë të gjerë në kohën tonë.

Në një njoftim publik, të botuar në “Le Figaro” të datës 23 tetor 1964, Sartri shprehu keqardhjen e tij, bashkë me arsyet e refuzimit të çmimit. Dhe dëshironte që ato të bëheshin të ditura. Ai kishte dërguar një letër në adresë të Akademisë Suedeze, për të penguar zgjedhjen e tyre. Në këtë letër, ai specifikoi se refuzimi i tij nuk vinte për shkak të Akademisë Suedeze. Por ishte i bazuar në arsye personale dhe objektive të tijat.

Letra e Sartrit drejtuar Akademisë Suedeze:

“Më vjen shumë keq, për faktin se incidenti është bërë pjesë e një skandali: Çmimi u dha, por unë nuk pranoj atë.

Kjo ndodhi sepse unë nuk isha i informuar më herët, për atë që ishte në proces. Kur kam lexuar më 15 tetor në “Figaro littéraire”, në kolonën Korrespondenti i Suedisë. Se zgjedhja e Akademisë Suedeze ishte duke u vërtitur përreth emrit tim, por se nuk ishte vendosur ende, kam menduar t’i shkruaj një letër Akademisë. Dhe ua kam dërguar një ditë më pas. Në letër i kam bërë gjërat e qarta dhe se nuk do të kishte diskutime të mëtejshme.

Unë nuk isha në dijeni në atë kohë se Çmimi Nobel jepej pa u konsultuar me mendimin e marrësit, dhe kam besuar se ishte koha për të parandaluar që të ndodhte kjo gjë. Por unë tani e kuptoj se Akademia Suedeze ka marrë një vendim, të cilin nuk munda ta anuloj më herët.
Arsyet e mia për refuzimin e çmimit nuk kanë të bëjnë as me Akademinë suedeze, as me Çmimin Nobel në vetvete, siç kam shpjeguar në letrën time drejtuar Akademisë. Në të, unë aludoj për dy lloje arsyesh: personale dhe objektive…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU