Ç’është pjekuria shpirtërore?

rumi poezi per observerkult

Nga: Xhelaledin Rumi

Ç’është pjekuria shpirtërore?

Është kur ndalojmë së përpjekuri për të ndryshuar të tjerët dhe kur përqendrohemi në ndryshimin e vetes.

Është kur ne i pranojmë njerëzit ashtu siç janë.

Është, kur ne kuptojmë se të gjithë janë të përshtatshëm, sipas perspektivës së tyre.

Është kur mësoni të thoni “lëreni të shkojë”.

Është kur ju jeni në gjendje të mos keni “pritshmëri” në një marrëdhënie dhe jepni nga vetja për kënaqësinë e dhënies.

Kur kuptojmë se atë që bëjmë e bëjmë për paqen tonë.

Është kur ndalojmë së treguari botës sa të zgjuar jemi.

Është kur ndalojmë së kërkuari miratimin e të tjerëve.

Është kur ndalojmë së krahasuari me të tjerët.

Është kur ju jemi në paqe me vetveten.

Pjekuria shpirtërore është kur jemi në gjendje të dallojmë midis “nevojës” dhe “dëshirës” dhe jemi të aftë të çlirohemi nga kjo dëshirë…
E fundit dhe më e rëndësishmja!

Pjekuria shpirtërore fitohet kur pushojmë së shtuari “lumturinë” gjërave materiale!

Përktheu: Bajram Karabolli

Përgatiti: ObserverKult

Rumi
Rumi

—————————————————————————–

Lexo edhe:

T.S.ELIOT: TRADITA DHE TALENTI INDIVIDUAL

Nga T.S.Eliot

Në shkrimet angleze rrallë flasim për traditën, edhe pse më ndonjë rast e përdorim këtë emër duke shfaqur keqardhje për mungesën e tij. Në shumicën e rasteve e përdorim mbiemrin duke thënë se poezia e filan filanit është  “tradicionale” ose madje “tejet tradicionale’’ dhe nuk mund të bëjmë fjalë për ‘’traditën’’ ose për “një traditë’’. Kjo fjalë ndoshta rrallë shfaqet,  pos në ndonjë frazë mospranimi. Nëse përdoret ndryshe, atëherë fjala është për një implikim të paqartë lidhur me pranimin e një vepre sikur të ishte ajo në rindërtim i kënaqshëm arkeologjik. Vështirë mund t’ia bësh të pëlqyeshme këtë fjalë veshit anglez pa këtë referim ngushëllues në shkencën e fjetur të arkeologjisë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU