Cezari nuk tha: “Edhe ti Brut?”/ Ja cila është e vërteta e kësaj fraze!

cezari

Fjalët e fundit të Jul Cezarit, janë të diskutueshme. Kronistët e lashtë raportuan një sërë frazash dhe shkrimtarët post-klasikë kanë përpunuar frazat dhe interpretimin e tyre. Dy teoritë më të zakonshme – të përhapura që në shekullin e dytë pas Krishtit – janë se ai nuk tha asgjë ose se ai tha, në greqisht, καὶ σύ, τέκνον (kaì sý, téknon; ‘edhe ti, bir)

P.sh.Shkrimtari latin Svetoni (70-126) thotë se duke vdekur, Cezari foli në gjuhën greke, që ishte gjuha e elitës romake, “Kai su teknon” (“Edhe ti bir”). Fraza (që më pas u përkthye në latinisht duke i shtuar fjalën Brut), pati megjithatë shumë jehonë, dhe u bë padyshim shumë e famshme.
Përkthimi në latinishte i kësaj fraze nga Shekspiri “et tu, Brute? (‘Edhe ti, Brutus?’), në dramën Jul Cezar, është më i njohur në kulturën moderne, por nuk gjendet në burimet antike.

Ndoshta sepse, përvec se habisë së Cezarit kur pa Marko Xhunio Brutin, pinjollin e tij, mes komplotuesve, ajo shpreh edhe dramën universale të tradhëtisë.

ObserverKult

Lexo edhe:

Biblioteka e Aleksandrisë, kush e shkatërroi, ja disa nga teoritë…