Çfarë është Kultura e Komanit?

kultura e komanit observerkult

Kultura e Komanit është kulturë e hershme arbërore. U zhvillua në Shqipërinë Veriore e të Mesme në shek.VI-VIII.

Zbulime të kësaj kulture janë bërë fillimisht në vendin e quajtur Kalaja e Dalmacës. Kjo gjendej në viset e fshatit të Komanit duke marrë kështu emrin e fshatit.

Më tej është vërejtur se ka qenë shumë më e përhapur, duke përfshirë 30 site të tjera arkeologjike në Kosovë dhe Shqipëri.

Të dhënat e kërkimeve arkeologjike të kësaj kulture shpjegojnë ndërlidhjen dhe kalimin nga popullata ilire në atë arbërore.

Më 1898 konsulli francez në ShkodërAlexander Degrand ra në gjurmë të një varreze të madhe, pranë Kalasë së Dalmaces, në fshatin Koman të Pukës.

Konsulli gjeti në varrezë një numër të madh zbukurimesh dhe armësh. Asokohe kujtoi se kishte ndeshur në një vendbanim pellazgësh.

 Lënda e zbuluar prej tij gjendet e ekspozuar në Saint Germain des France, pavioni “Kultura e Komanit”.

Gërmimet më pas vazhduan nga studjuesi Paul Treger dhe konsulli austro-hungarez Theodor Ippen.

E gjithë lënda e zbuluar prej Tragerit ndodhet e grumbulluar në muzeun e Berlinit.

 Në vitet 1920′, arkeologu italian Ugolini i bëri një analizë të plotë materialit të gjetur në Koman.

Aty dalloi objekte me origjinë kelte, romake dhe bizantine. Ai permendte edhe objekte të kohës barbarike, që i përkisnin “dyndjes së popujve”.

 Në vitet e fundit zbulime të “Kulturës së Komanit” janë bërë edhe në Shqipërinë e Jugut si dhe përtej kufijve shtetërorë, në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni e në Greqi.

 Tipologjia e varreve, orientimi i tyre, inventari i armëve, i veglave të punës dhe i stolive, me praninë e elementëve të shumtë të simbolikës ilire, e lidhin “Kulturën e Komanit” me të kaluarën ilire.

Por, përveç elementëve të vazhdimësisë ilire, “Kultura e Komanit” përmban edhe elementë të rinj, që lidhen me periudhën e hershme bizantine.

ObserverKult