“Mënyra më e keqe për të ndjerë mungesën e dikujt, është t’i ulesh pranë dhe të dish se nuk do ta kesh kurrë.” – Gabriel Garcia Márquez
Ndër shkrimtarët më të famshëm në gjuhën spanjolle, Gabriel García Márquez konsiderohet babai i realizmit magjik. Me talentin e tij të jashtëzakonshëm ai kontribuoi në tërheqjen e vëmendjes mbarëbotërore drejt letërsisë së Amerikës Latine.
Romani i tij më i famshëm, “Njëqind vjet vetmi”, u votua në vitin 2007 si vepra e dytë më e rëndësishme në gjuhën spanjolle e shkruar ndonjëherë. Një tjetër kryevepër absolute është “Dashuri në kohërat e kolerës”, nga e cila është nxjerrë fjalia e Markezit.
“Dashuri në kohërat e kolerës”
Një dashuri romantike dhe e pafund, në gjendje për të pritur me durim, me besim të palëkundur, për “pesëdhjetë e tre vjet, shtatë muaj e njëmbëdhjetë ditë, duke përfshirë edhe netët”.
“Ishte e pashmganshme…”. kështu nis rrëfimi i kësaj historie në brigjet e Karaibeve të Amerikës së Jugut. Një histori që vjen nga fundi i shekullit XIX dhe që ndjek jetën e tre personave me fatet e ndërthurura të tyre.
Nisur nga rrethanat, Florentino vendos të presë për pesëdhjetë vjet. Pasi lihet prej saj, prej Ferminës, protagonisti bëhet pronar i një kompanie detare për t’u ngjitur në shoqëri. Në mes të inatit të tij, ai bën dashuri me më shumë se njëqind gra, por nuk arrin të harrojë kurrë Ferminën. As gjysmë shekulli më vonë.
Kjo është kronika e një pritjeje të gjatë e të sigurt, e një dëshire që nuk shuhet por shtohet me kalimin e viteve, duke kapërcyer të gjitha pengesat.
Një histori dashurie dhe shprese me të cilën, Márquez braktis shqetësimin e tij të zakonshëm dhe angazhimin e tij ndaj denoncimit social, për të treguar një epope magjepsëse pasioni dhe optimizmi.
Një roman atipik dhe i shkëlqyer nga i cili del shija intensive për një rrëfim të plotë dhe përrallor, me përshkrimet plot ngjyra të Karaibeve me diell dhe njerëzve që jetojnë aty.
Fermina, Florentino dhe doktor Urbino janë personazhe krejtësisht të trilluar. Sidoqoftë, shumë nga aktet e tij ndodhën në jetën reale. Në lidhje me fillimet e romancës së prindërve të tij, García Márquez shpjegoi:
Marrëdhënia aq e pakënaqur në vitet e para, e dashurisë së Florentino Arizës dhe Fermina Dazës, janë një kopje fjalë për fjalë, minutë pas minute, nga dashuria e prindërve të mi”.
ObserverKult
Lexo edhe:
GABRIEL GARSIA MARKEZ: SI U BËRA SHKRIMTAR…
Nga Gabriel Garsia Markez
Unë kurrë nuk e imagjinova se, nëntë muaj pasi kisha mbaruar shkollën e mesme, tregimi im i parë do të botohej në Fin de Semana, shtojca letrare e fundjavës në gazetën El Espectador, në Bogota, dhe suplementi më interesant e më kërkues i kohës. Dyzet e dy ditë më vonë, tregimi im i dytë u botua.
Megjithatë, gjëja më e habitshme për mua ishte një shënim hyrës nga redaktori i shtojcës, Eduardo Zalamea Borda (emri i të cilit ishte Ulises), kritiku më i shquar kolumbian në atë kohë. Ai që ishte më i vëmendshmi ndaj shfaqjes së tendencave të reja.
Mënyra sesi ndodhi e gjithë kjo ishte aq e papritur sa nuk është e lehtë ta ritregosh. Në shkurt të vitit 1947, unë u regjistrova në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Kombëtar të Bogotasë: si prindërit dhe unë ishim dakord. Kam jetuar në qendër të qytetit, në një pension në Calle Florián.
Popullohej kryesisht nga studentë që ishin, si unë, nga Bregu i Atlantikut. Gjatë pasditeve të lira, në vend që të punoja për të mbështetur veten, lexoja ose në dhomën time ose në kafenetë ku lejohej.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
TA DIJE SI E PRISJA UNË, E DASHUR ARDHJEN TËNDE…
Ta dije si e prisja unë, e dashur ardhjen tënde… poezi nga Kostas Uranis
Ta dije si e prisja unë, e dashur ardhjen tënde,
që gjer më sot nuk e kam ndjerë, dhe pres i mbushur mall,
pret qenia ime me tërbim e shpresë, me shpirt e mendje,
siç tokë e tharë pret me llahtarë një shi që ta mbajë gjallë!
Edhe sa herë, oh vaj medet, tek po gëzoja, prore
se kishe ardhur më në fund! Po vallë kush të pengonte?
Porsi bajamen që ca ditë me rreze dimërore
thjesht e mashtrojnë, dhe shpirti im ngutej të lulëzonte.
Po ti menoje si përherë e ditët venin, vinin,
lule që dridheshin në ngricë vajtonin, iknin, binin…
e ndjen thëllimin shpirti i mjerë rënkon e ngashërehet
sot, që rinia perëndon e koha shkon e s’kthehet,
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult