Çfarë ‘i bashkoi’ pas një dekade të ndarë Soni Malajn dhe Flori Mumajesin?

Kujtimi i vetëm që kemi nga çifti Soni Malaj dhe Flori Mumajesi është super hiti i tyre “Fluturimi 3470”, i realizuar shumë vite më parë.

Ndarja e tyre erdhi krejt papritur edhe pse ishte një ndër çiftet e shumëpërfolura. Veçanërisht pasi dolën hapur në publik, me puthjen e tyre në Këngën Magjike.

Ata kanë thuajse një dekadë të ndarë dhe raportet e tyre pas ndarjes mbetën korrente, mirëpo diçka i ka bërë sërish bashkë: Kënga Magjike!

Më saktë, Soni do të marrë pjesë këtë vit në festivalin e “Këngës Magjike”. Dhe për projektin e saj ka trokitur në studion e “Three dots”, transmeton ‘lapsi.al’.

“Është një nga këngët më të veçanta që unë kam. Kënga mu propozua nga Threedots. Djemtë pasi përfunduan këngën thanë: “Këtë këngë vetëm Soni Malaj mund ta këndojë.”- tregoi Soni për produksionin e spektaklit.

Kënga e saj titullohet “Versioni im” dhe për vijën melodike është kujdesur Bruno.

LEXO EDHE: Publikohet lista e plotë, ja artistët që do të marrin pjesë në “Këngën Magjike”