Çfarë i priste shqiptarët nga Kosova gjatë regjimit të Enver Hoxhës

Urdhëri i Ramiz Alisë
Enver Hoxha

Trajtimi që regjimi i Enver Hoxhës u ka bërë shqiptarëve nga Kosova, kalon për nga barbaria çdo ashpërsi pushtuesi. Në Shqipëri janë regjistruar statistika të tmerrshme të vuajtjes së shqiptarëve që vinin nga trojet e tyre në ish-Jugosllavi në vendin amë.

Në Jugosllavi nuk do të gjesh pothuajse asnjë shqiptar që të ketë vuajtur 36 vjet burgim për arsye politike. Në Shqipëri sigurisht janë regjistruar të dhëna të tilla.

Në raportin nr.19, datë 21.12.1962 të Ministrisë së Punëve të Brendshme “Mbi veprimtarinë e armikut dhe luftës se organeve të Sigurimit të Shtetit kundra tij”, midis të tjerash përmendet edhe çështja e emigrantëve kosovarë.

Sipas këtyre të dhënave, në vitin 1962 ndodheshin në Shqipëri 1443 emigrantë politikë. 1109 prej tyre ishin të ardhur nga Jugosllavia, 90 me kombësi jugosllave dhe 1019 me kombësi shqiptare.

Raport i vitit 1962

Vetëm gjatë vitit 1962 kishin ardhur 97 emigrantë jugosllavë (88 me kombësi shqiptare) dhe 3 nga Greqia. Prej tyre ishin arrestuar 30 emigrantë (27 kosovarë, 1 jugosllav dhe 1 grek), duke i vlerësuar shqiptarët nga Kosova si të përfshirë në “veprimtari spiunazhi”, në dy vitet e fundit ishin demaskuar 20 prej tyre si “agjentë të UDB-së”. Shifra e arrestimeve ndër shqiptarët ishte me të vërtetë e lartë./55news.al

ObserverKult

Lexo edhe:

ENVER HOXHA DHA URDHËR PËR EKZEKUTIMIN E SAJ, E PASTAJ IA VODHËN VEPRËN…