Oxhakët feudalë ishin familjet e mëdha pronare tokash, që përbënin oligarkinë sunduese feudale të Shqipërisë në shek.XVIII e deri në fillim të shek.XX.
Secili oxhak kishte vendosur pushtetin e vet politik e ushtarak dhe e përforconte atë duke krijuar lidhje familjare, aleanca e tarafe brenda e jashtë krahinës.
Porta e Lartë mbështetej tek më të fuqishmit prej oxhakëve feudalë, të cilët i lidhi deri diku pas vetes, duke u besuar detyrat më të rëndësishme administrative e ushtarake dhe duke shfrytëzuar, nga ana tjetër, rivalitetin midis tyre.
Ndër oxhakët feudalë më të përmendur në Shqipëri gjatë shek.XVIII kanë qenë: Toptanët në Krujë, Velabishtët në Berat, Vlorajt në Vlorë, etj./ObserverKult