Çfarë ka ndodhur me Flori Mumajesin? Intervista e këngëtares ngre dyshime

flori

Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, është përfolur gjithmonë për një marrëdhënie mjaft të mirë me artistin e dashur të publikut shqiptar, Flori Mumajesi.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Fifi ka folur për një prej kolegëve dhe miqve më të mirë dhe bëhet fjalë për Florin, i cili prej disa kohësh është larguara nga muzika.

Këngëtarja është shprehur se i vjen keq që Mumajesi nuk ka prodhuar muzikë të re dhe gjithashtu shprehet se nëse ai i rikthehet muzikës, të gjithë artistët e tjerë, duhet t’i ulen në gjunjë.

Ndërsa sa i përket marrdhënënies së saj me kantautorin, Fifi është shprehur se ka rreth një vit që i shkruan por nuk ka marrë kurrë një përgjigje nga ai.

“Për anën artistike ka qenë një mentor shumë i mirë, nuk mund ta lë kurrë anash pa e përmendur atë njeri. Më vjen shumë keq që nuk po sjell më këngë sepse është duke i munguar jashtëzakonisht shumë industrisë së muzikës. Unë vetëm di që nëse ai njeri rikthehet përsëri në skenë, ne të tjerët duhet të ulemi në gjunjë dhe të qajmë. Sepse i ka këngët fantastike. Plus kam një vit që nuk kam folur me të dhe nuk e di përse nuk kam folur. Po e them për herë të parë. Kam një vit që i shkruaj dhe nuk më ka kthyer përgjigje. Më vjen shumë keq që ai nuk përmendet aq shumë sa e meriton të përmendet.”– është shprehur ajo për këngëtarin Flori./gazetatema

ObserverKult


Lexo edhe:

KUR LIND NJI MILITANT VDES NJI NJERI. MILITANTIZMI ASHT UNIFORMA QË VESHË MARRIA KUR REKRUTOHET!