Çfarë mendonte shkrimtari dhe filozofi Jean Paul Sartre për Gjon Milin

Nga: Aurenc Bebja

“Elle” ka botuar, më 5 nëntor 1946, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me Gjon Milin, fotografin shqiptaro-amerikan me famë botërore, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
“Gjon Mili ju kap krejtësisht të gjallë në gjendje të papërpunuar. Ju vazhdoni të luftoni në fotografinë e tij si peshku në rrjetë… Unë kisha njohur para tij vetëm fotografë me gjak të dobët, të cilët fotografonin me inat (pakënaqësi), ashtu sikur vrasim. Mili nuk ka inat. Atij i pëlqen gjithçka: të hajë, të pijë, të kërcejë. Ai e njeh Harlem-in më mirë se çdo i bardhë, Nju Jorkun më mirë se kushdo. Ai është i lumtur. Ai nuk dëshiron të të vrasë, akoma më keq, ai do t’ju kapë të gjallë”, shkruan për të J.-P. Sartre.
Mili erdhi në Paris me 200 kg material për të bërë disa fotografi të Konferencës së Paqes. Ai donte të kishte së bashku “Katër të Mëdhenjtë”. Sigurimi nuk pranoi. Mili e ngushëlloi veten duke organizuar një ekspozitë me fotot e tij, në hapjen e të cilës morën pjesë skulptori i madh amerikan Golder, René Domergue, J.-P. Sartre, Chaptman, kritiku i artit i “Life”… Ai ekspozoi gjithashtu aparatin e tij të jashtëzakonshëm të sofistikuar i cili operon elektrikisht në akumulatorë, bën tridhjetë mijë fotografi pa u rimbushur (karikuar) dhe funksionon në tridhjetë të mijtën e sekondës. Teknika e tij bazohet në “surimpression” (në shtypjen e dy ose më shumë imazheve në të njëjtën sipërfaqe të ndjeshme) dhe ndriçimin “nga poshtë”.