Çfarë ndodhi me Golden Globes, përse u braktis nga media dhe të famshmit e Hollywood

Golden Globes

Ndryshe nga çdo herë tjetër, ceremonia e Golden Globes këtë vit nuk u transmetua në televizion apo online. Gjithashtu nuk pati pjesëmarrjen e yjeve protagonistë. Madje, kaloi pa u vënë re nga askush!

Golden Globes 2022, u mbajt në hotelin Beverly Hilton në Los Anxhelos, mes shumë polemikave. Këtë vit shfaqja u zhvillua me dyer të mbyllura. Pa asnjë emër të famshëm apo shtyp të ftuar, pasi NBC e ndërpreu transmetimin e emisionit në maj.

Vendimi i NBC erdhi pas goditjes së HFPA nga një raport i Los Angeles Times në shkurt, se organi i votimit prej 87 personash nuk kishte anëtarë me ngjyrë dhe lejonte praktika të dyshimta etike.

HFPA zbuloi një sërë reformash, duke përfshirë kode dhe akte nënligjore të reja, në tetor, ndërsa futi 21 votues të rinj si “klasën e saj më të larmishme deri më sot”. Në dhjetor, HFPA vijoi pa mbështetjen e institucioneve kryesore të Hollivudit, duke shpallur të nominuarit e vitit 2022. Pak kandidatë të Globes pranuan nominimet në publik.

Me pak dëshmitarë në terren, llogaria zyrtare @goldenglobes në Twitter zbuloi fituesit në kohë reale.

Ndërsa reagimi në mediat sociale ishte i heshtur, një pjesë e vogël e të famshmëve pranuan çmimet e tyre. Nicole Kidman postoi në Instagram Stories se mori çmimin e aktores më të mirë për rolin e Lucille Ball në “Being the Ricardos”.

Gjithashtu Rachel Zegler, Ariana Debose dhe një numër i vogël emrash të njohur reaguan në rrjetet sociale për të pranuar çmimet. /lapsi.al

_________________

Lexo edhe:

EDHE SIVJET PA AUDIENCË, GOLDEN GLOBES SHPALL FITUESIT

Lista e fituesve në Golden Globes 2022 nuk ishte e shkurtër, pavarësisht ceremonisë si e tillë.

Jason Sudeikis, Andrew Garfield dhe Jean Smart ishin ndër aktorët e famshëm që u nderuan gjatë një ceremonie që nuk kishte audiencë. Kjo ceremoni as që u transmetua në televizion, mes një sërë polemikash.

Sudeikis fitoi si…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult