Çfarë po ndodh me këngëtaren Parashqevi Simaku, sëmundja që po e mundon

Parashqevi Simaku, një nga ikonat e mëdha të muzikës shqiptare të gjithë e donin shumë dhe ishte këngëtarja e preferuar për të gjithë.

Por pas largimit në SHBA, flitet se jeta e saj është vështirësuar vitet e fundit dhe shteti shqiptar nuk është interesuar kurrë për shëndetin e saj, në një kohë kur kultura dhe muzika po rrënohet gjithnjë e më shumë nga pseudoartistë.

Është raportuar pak vite më parë se ajo vụan nga paraliza faciale, që i ka prekur gojën, ndaj ajo nuk performon më në skena me këngët e saj. Mbase nuk dëshiron për këtë arsye, që publiku ta shohë në një gjendje ku ajo nuk mund të këndojë më. Një këngëtare e përmasave si Parashqevi Simaku, megjithatë, i mungon skenës shqiptare, transmeton ‘elbasaniplus’.

Pas largimit në SHBA, në fillim të viteve ’90, ajo u rikthye shumë rrallë, për herë të fundit më shumë se dy dekada më parë. Nuk dihet prej vitesh më asgjë për një nga këngëtaret ikonë të Shqipërisë.

——————————————-

Lexo edhe:

LINDITA THEODORI FLET PËR RAPORTIN QË E KISHTE ME PARASHQEVI SIMAKUN: “JA ÇKA THA PËR MUA”

Lindita Theodhori ka qenë një nga artistet më të njohura të skenës shqiptare përpara viteve ’90. Kohë më parë ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në të cilin rrëfeu detaje të shumta nga karriera dhe jeta e saj.

Gjatë intervistës, Lindita foli edhe për raportin special me një tjetër ikonë të muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku.

Ajo rrëfeu se miqësia mes të dyjave lindi pas një kënge ato kënduan në festival pas një tërmeti.

Ra një tërmet atëherë dhe unë me Parashqevinë kënduam një këngë për tërmetin të dyja dhe rastësisht pastaj flinim të dyja në një dhomë në hotel ‘Vollga’ dhe u miqësuam goxha...

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU