Çfarë shkruante më 1809 Bajroni për shqiptarët?

Ja çfarë shkruan Lord Bajroni për shqiptarët në një letër dërguar nënës nga Preveza, më 1809:

“… Të gjithë shqiptarët janë të lindur të ndershëm dhe besnik, janë të ashpër… por janë ndoshta raca më e bukur në botë për nga paraqitja. Gratë e tyre janë përherë një gjë fisnike, por burrat i përdorin si skllave, i godasin, pra me pak fjalë janë si nën zgjedh’. Ato punojnë tokën, mbjellin dhe korrin. Merren me prerjen e drurëve në pyll e deri në rregullimin e rrugëve publike. Burrat janë të gjithë luftëtarë. Lufta dhe gjahu janë të vetmet zeje me të cilat ata merren”./shqip.com

ObserverKult


Lexo edhe:

KUR BAJRONI KËNDONTE LABÇE DHE LABËRIT IA KTHENIN NDERIN POETIT

Dyqind vjet më parë, hipur mbi një anije me vela që voziste lumit Rhin, ylli i madh i poezisë botërore, lordi “me gjak blu”, Bajroni, u kthehet e iu thotë shokëve. “Tani më dëgjoni se do t’ju këndoj nja dy këngë arbërore.”
Dhe pastaj ia dha një sokëllime me një o-ooo të gjatë rrëqethëse sa i shastisi të gjithë e i la pa mend. Fjalët e kënduara shqip prej poetit të madh nuk i kuptonin. Por drithërima e melodisë së saj ta çante zemrën më dysh.

Nga Petrit Ruka

Një ese mbështetur mbi gërmimet koniciane mbi shqiptarët- 

Nderi, këngës labe i vinte nga njeri prej gjenive të poezisë botërore. Labërit nuk e dinin këtë lajm, po arb(v)anitasit që luftuan me të ia dinin emrin dhe bëmat në Mesolongj e gojë më gojë emri i tij ish ngjitur maleve shqip deri në Labëri.

Një kumt misterioz, nga ata që vetë Zoti mezi i shpjegon, u thoshte labërve se nderi duhet shlyer me nder.

Pra kënga me këngë, sepse borxhi duhej larë.
Kushedi në cilin katund a pllajë, pak vite më vonë, një lab kërreu këngën e nderimit që do ta citojmë më poshtë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult