Reperi i njohur amerikan, Chance ka regjistroi një koncert katër vjet më parë, derisa kishte ndërmend të bënte një film për ekranin e madh, por mbeti vetëm si ide pasi nuk dinte si t’i modifikonte të gjitha pamjet.
Por, derisa ishte i qetë në shtëpinë e tij gjatë pandemisë, fituesi i Grammy shfrytëzoi rastin që të mësoi edhe zanatin e krijimit të filmit.
Chance interpretoi në disa koncerte virtuale përfshirë “Chi-Town Christmas”, të cilin ai e drejtoi duke i dhënë kështu besim të mjaftueshëm për të rishikuar idenë e krijimit të filmit të tij, shkruan AP.
“Kisha shumë shënime dhe ide redaktimi, por nuk dija si të redaktoja. Por gjatë pandemisë, fillova të bëja koncerte virtuale dhe t’i drejtoja vetë. Gjatë kësaj kohe fitova shumë njohuri, ku njëra prej tyre ishte edhe të kuptoja se si të bëjë punën e redaktorit”, tha reperi i njohur.
Tani, aspiratat e Chance janë që të realizojë filmin e koncertit “Magnificent Coloring World”, i cili do të shfaqet premierë më 13 gusht në teatrot e zgjedhura AMC./klankosova