Chanie Gorkin: Dita më e shpifur

Sot qe dita më e shpifur që ka qënë ndonjëherë
Dhe mos u mundo të në mbushësh mendjen që
Çdo ditë sjell diçka të mirë
Sepse në e vështron nga afër,
Kjo botë është vendi më i shpifur që mund të bëhet.
Anipse
Pak mirësi gjithkund e gjen
Kënaqësia dhe lumturia nuk zgjasin shumë.
Dhe aspak s’është e vërtetë që
Gjithçka e kemi në mendje dhe në zemër
Sepse lumturia e vërtetë fitohet
Vetëm nëse kemi kushtet e duhura për këtë
S’është e vërtetë që të mirën mund ta gjesh diku
Jam e sigurtë që mendon edhe ti si unë që
Jeta
Krijon sjelljen time
Asgjë s’varet prej meje
Dhe as pas një milion vitesh s’do të më dëgjosh të them që
Sot vërtet qe një ditë e bukur.
(tani fillo nga poshtë lart ta lexosh
që të vërtetën për ditën time ta mësosh)

© shqipëroi Maksim Rakipaj