Të adhuroj sa adhuroj harkun e natës,
apo vazon e trishtimit, apo heshtjen e pafundme!
E aq më shumë të dua kur ti më ik, o bukuroshe, e më dukesh,
qëndisje e netëve të mia, ironikisht tek mbledh
largësinë që ndan krahët e mi nga pafundësia kaltër.
Sulmoj vrullshëm, hidhem dhe mësyj
siç bën një kollonë krimbash ndaj një kufome
e të dua, e dlirë e pashterëshme dhe mizore,
deri tek ftohtësia e cila të bën më të bukur në sytë e mi.
Shqipëroi: Elida Buçpapaj
Lexo edhe: