Charles Bukowski: Askush nuk e gjen asnjëherë të duhurin…

Charles Bukowski e di...
Charles Bukowski

mishi mbulon ashtin
dhe ata vënë brenda
një mendje dhe
nganjëherë një shpirt,
dhe gratë bëjnë copat vazot
duke i përplasur në mure
dhe burrat pijnë
tej mase
dhe askush nuk e gjen atë
të duhurin
por vazhdojnë
të kërkojnë
duke u shtriqur
brenda dhe jashtë
shtretërve.
mishi mbulon
ashtin dhe mishi
kërkon
më shumë
se mishi.

nuk ka fare
asnjë shans:
ne jemi të gjithë të kurthuar
në një fat
të pashoq.

askush nuk e gjen asnjëherë
të duhurin.

depot e mbeturinave të qytetit plot
magazinat e rrobave të përdorura plot
morgjet plot
spitalet plot
varrezat plot

asgjë tjetër
nuk i mbush.

Përktheu: Skënder Buçpapaj

ObserverKult


Lexo edhe:

“AH, MOJ NANË… NUK KAM KOCKË TË PATHYEME”… BËRTISTE I BURGOSURI