Charles Bukowski: Bob Dylan

Bukowski të dashuruarit vdekur për dashurinë, proze Bukowski kushtuar dashurinë

këta dy të rinj
në oborrin përballë meje
i lëshojnë pllakat e
Bob Dylanit në stereon e tyre
gjithë ditën e lume dhe gjithë natën e lume

ata ia lëshojnë zërin
deri në kupë të qiellit
dhe përnjëmend është stereo
i mirë

krejt lagjja
e dëgjon Bob Dylanin
falas

ndërsa unë e dëgjoj më së liri dhe më së miri
sepse jetoj në oborrin
përballë tyre

e dëgjoj Dylanin kur dhjes
e dëgjoj Dylanin kur shkërdhej
dhe bash atëherë kur dua t’is fus
gjumë

ngandonjëherë i shoh ata
jashtë në trotuar
goxha të rinj dhe të këndshëm
teksa dalin për ushqim dhe
për letër higjienike

ata janë një nga çiftet
më të dashura
në lagje.

3 dhjetor 1975

Përktheu: Fadil BAJRAJ