tash është kohë kompjuterësh
dhe së shpejti të gjithë do të kenë nga një të tillë,
3 vjeçarët do të kenë kompjuterë
dhe të gjithë do të dinë gjithçka
për njëri- tjetrin
shumë kohë para se të takohen ndërmjet vete
kështu që as që do të duan të takohen bile.
e askush nuk do të dëshirojë të takojë dikë tjetër
kurrë më
dhe të gjithë do të jenë të veçuar nga bota
bash siç jam unë tash.
Në shqip: Fadil BAJRAJ