Charles Bukowski: Më dukej se mund të mbytesha në sytë e saj

Pastaj ajo u përkul mënjanë
e vuri kokën mbi krahun tim.
E shikova.
Gjithë qielli dhe toka
pasqyroheshin në sytë e saj.

Vazhduam të shikohemi.
Më dukej se mund të mbytesha
në sytë e saj.

Pastaj ia ledhatova fytyrën,
u puthëm, e tërhoqa pranë.
E shtrëngova.

Me dorën tjetër
ia ngatërroja flokët.

Qe një puthje dashurie,
një puthje e gjatë dashurie të pastër.

Përktheu: Skënder Buçpapaj

*Titulli i origjinalit: “Puthja”